Mjekët shqiptarë në Itali, Gjekmarkaj: Rama po e përdor për propagandë, Italia e kapitalizoi për t’i çuar mesazh Evropës

418
Sigal

Analisti Agron Gjekmarkaj foli në emisionin “Real Story”, në News24, për vendimin e Shqipërisë për të dërguar në Itali 30 mjekë e infermierë, të cilët po luftojnë kundër koronavirusit.

Gjekmarkaj tha se ky gjest duhet falënderuar, por sipas tij, Rama po e përdor për propagandë, ndërsa Italia e kapitalizoi për t’i dërguar një mesazh Evropës, e cila nuk e ndihmoi në këto ditë të vështira të përballjes me COVID-19, ku shënon numrin më të larg të viktimave në botë.

“Duhet thënë e vërteta në çdo rast, se jemi shoqëri demokratike. Rasti në Itali meriton falënderime. Italianët janë treguar bujarë më shumë se ç’duhet madje. Iu ka interesuar politikisht ngritja e një gjuhe të lartë, sa detyroi dhe ministrin gjerman të reagojë. Edhe Italia e kapitalizoi këtë veprim, duke i dërguar mesazh Evropës. Por, këtu ka gjithmonë tejkalim, me masën e modestisë.

Ti mund ta bësh një gjë dhe ta shijosh më shumë, duke u treguar modest, por këtu ndodh e kundërta. Rama po shfrytëzon maksimalisht doktorët, bën propagandë. Përtej gjestit që duhet çmuar, a ka mundësi reale Shqipëria të nxjerrë mjekë jashtë në këtë moment? Ne kemi pak mjek. Ne nuk e dimë realisht cila është gjendja e pandemisë në Shqipëri se 1600 teste janë bërë deri tani”, tha Gjekmarkaj.