Do mbyllet spitali Covid-2? MSH: Frikë që infeksioni të shtohet

336
Sigal

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije se nuk do të mbyllet spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, kjo pasi do të jetë gati në rast se numri i të infektuarve do të rritet. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se me hapjen e masave jemi në një moment tejet delikat, të cilin ekspertët po e monitorojmë me shumë kujdes dhe ekziston mundësia që përsëri infeksioni të shtohet.

A do të mbyllet me Covid-2 dhe çfarë do të bëhet me pacientët e prekur aty?

Pavarësisht se epidemia është kontrolluar shumë mirë, është kontrolluar shumë mirë edhe në saj të masave të mëdha shtrënguese që u morën që në fillim të saj. Tashmë me hapjen e masave jemi në një moment tejet delikat, të cilin po e monitorojmë me shumë kujdes dhe ekziston mundësia që përsëri infeksioni të shtohet. Për këtë arsye këtë problem ne do ta shqyrtojmë në dritën e kësaj dinamike.

A keni ndonjë plan për kërkesën e federatës që skuadrat të rifillojnë stërvitjet?

Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i ekspertëve i ngritur pranë kësaj ministrie po e vlerësojnë me shumë vëmendje këtë problem dhe shumë shpejt do të ketë një vendim për këtë.