Gjiknuri: Nuk ka qeveri teknike. Opozita/ Mazhoranca të pranojë kushtet tona, që ta miratojmë

259
Sigal

Çështja e qeverisë nuk është kusht i Reformës Zgjedhore

Puna e atij Këshilli të ndëpritet, ne duhet ta rifillojmë aty ku e lamë. Vullneti ynë është i hapur, dora jonë është e shtrirë, ne presim që ta adresojmë këtë çështje sëbashku, por mospjesëmarrja e tyre nuk mund të mbajë peng një proces të  rëndësishëm që nuk i përket vetëm disa partive, por u përket të gjithë shqiptarëve. Do ti drejtohem zyrtarisht PD në lidhje me këtë qëndrim që unë thashë. Pra, që janë për vazhdimin e dialogut dhe rifillimin e menjëhershëm, javën e ardhshme të Këshillit Politik aty ku e lamë, datën mund ta përcaktojmë dhe modalitetet mund ti përcaktojmë nisur dhe nga masat që janë ende në fuqi përsa i përket pandemisë, por besoj se kjo nuk do të jetë pengesë që ne të komunikojmë me njëri-tjetrin. Disa çështje, të cilat janë pikat e pa dakordësuara në Këshillin Politik që ka sjell PD që besoj janë bërë publike, si çëshja e administratës zgjedhore. Nëse ka një ndryshim që do të ishte thelbësor për administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri është heqja dorë e partive politike nga administrimi i zgjedhjeve. Pra që zyrtarët zgjedhorë të raportojnë tek administrata zgjedhore dje jo tek partitë politike. PD e ka kundërshtuar këtë, megjithatë ne jemi duke diskutuar; ekspertët janë duke eksploruar disa formula kompromisi, që nuk cënojnë thelbin e kësaj që unë thashë, por njëkohësisht rrisin dhe disa garanci për PD apo opozitën në këtë proces, pra në procesin e depolitizimit. Çështja e Kolegjit Zgjedhor – Kemi thënë që ka ardhur momenti meqënëse Kolegji është diçka e përkohshme, derisa të krijohet Gjykata e Apelit Administrativ, që mendoj se në të ardhmen do jetë organi dhe forumi ku do të trajtohen mosmarrëveshjet zgjedhore, të zgjedhim gjyqtarët që kanë kaluar Vettingun. Këtë kanë kërkuar të gjithë shqiptarët dhe në fund të fundit ky ka qenë dhe objektivi i Reformës në Drejtësi. Kemi rënë dakord që të përfshihet teknologjia, kemi dhënë mundësi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në të ardhmen të adresojë dhe votën e emigrantëve. Çështja e qeverisë nuk është kusht i Reformës Zgjedhore. Qeveria është një çështje politike dhe unë e kam dhënë një herë përgjigjen për atë çështje, nuk i kthehem më sepse nuk dua të përsëris veten.