Harta e koronavirusit/ Vazhdon zgjerimi në Tiranë, Krujë, Kamëz dhe Shkodër

345
Sigal

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka konfirmuar dhjetë raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 275 teste të bëra, duke e çuar në 842 numrin total të të prekurve.

Tirana kryeson me numrin më të madh të të sëmurëve aktivë duke u ndjekur nga Kruja, e cila është kthyer në një zonë të rrezikshme javët e fundit për shkak të një fasonerie atje.

Tre nga rastet e sotme janë në Tiranë, tre në Krujë, dy në Shkodër dhe dy në Kamëz.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 96
Krujë 69
Shkodër 16
Kamëz 8
Kurbin 4
Elbasan 3
Fier 3
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1.