Kryeministri Rama: Administrata shërbëtore e qytetarëve, jo në rolin e skllavopronarit

510
Sigal

Kryeministri Edi Rama, nga llogaridhënia në Durrës, deklaroi synimin që brenda këtij mandati qeverisës, administrata shtetërore të shndërrohet në shërbëtore të qytetarëve, ashtu si duhet të jetë pasi paguhet nga taksat e tyre, dhe të mos luajë rolin e skllavopronarit që ka në duar fatin e njerëzve. Këtë synim ai e vuri në dukej gjatë një takimi në Kryeministri, ku u paraqitën rastet e zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes me qytetarët. “Është e domosdoshme që qytetarët, viktima të administratës, të bashkëpunojnë me ne, dhe të marrin të drejtën e tyre. Por është e rëndësishme që ata që kanë penguar marrjen e kësaj të drejte, që e kanë krijuar dëmin për qytetarët të largohen nga administrata. Njerëzit që paguajë taksa, i paguajnë ato që të marrin në këmbim shërbimet e duhura nga administrata. Nuk mund të tolerojmë që ata që marrin rrogën nga kontributet e të gjithëve t’i trajtojnë qytetarët si të ishin jetimë”, theksoi kryeministri Rama.