Dita Botërore e Shëndetit / Floida Kërpaçi: Angazhimi i LSI në qeverisjen e pas 25 prillit do ta çlirojë shëndetësinë nga monopolet klienteliste të Rilindjes dhe koncesionet korruptive të Ramës!

231
Sigal

Dita Botërore e Shëndetit

Shëndeti është një e drejtë themelore ndaj angazhimi i LSI në qeverisjen e pas 25 prillit do ta çlirojë shëndetësinë nga monopolet klienteliste të Rilindjes, nga koncesionet korruptive të Ramës dhe do të mundësojë rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor, uljen e kostos së trajtimit mjekësor dhe mbështetjen financiare e profesionale të bluzave të bardha, që shtëpia e tyre të mbetet Shqipëria e jo emigrimi.

LSI do ta trajtojë Shëndetin Publik si detyrë parësore të qeverisë, ndaj në programin tonë është parashikuar:

  1. Financim prioritar dhe i plotë i shëndetit publik për forcimin e kapaciteteve të tij dhe kontrollin efikas të territorit, lidhur me të gjitha sëmundjet ngjitëse në përgjithësi dhe pandemisë nga COVID-19 në veçanti.
  2. Moratorium i menjëhershëm për koncesionet në shëndetësi që nga viti 2013 dhe alokim të fondeve për trajtimin e pandemisë dhe pasojave të saj.
  3. Realizimi i autonomisë së shërbimit spitalor.
  4. Ringritje e shërbimit cilësor të Mjekut të Familjes dhe shërbimit parësor në tërësi.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, le të kujtojmë se nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta dhe shëndeti i çdo shqiptari.

Se pasojat e COVID-19 nuk do të ishin kaq shkatërrimtare nëse qeveria shqiptare do të kishte dedikuar vërtet vëmendje ndërtimit të një sistemi shëndetësor që i shërben qytetarëve.

Se çdo mjek që largohet nga vendi është humbje e madhe që ndikon drejtpërdrejtë tek secili.

Në 25 prill, vota për LSI-në është edhe një votë për shëndetin tuaj dhe të familjes së çdo shqiptari.