Mediat greke deklaruan dje se marrëveshja për kufirin detar është mbyllur. Çështja çame, pasuria dhe minoriteti

647
Sigal

Mediat greke: Drejt marrëveshjes përfundimtare për përcaktimin e kufijve detarë Greqi- Shqipëri

Mediat greke shkruan dje, se Greqia dhe Shqipëria janë drejt arritjes përfundimtare dhe nënshkrimit të marrëveshjes për përcaktimin e kufijve detarë. Kështu, gazeta elektronike www.news247.gr shkruan se Shqipëria dhe Greqia po e përfundojnë paktin e marrëveshjes ndërshtetërore për kufijtë detarë. Sipas kësaj gazete elektronike greke: “ Nikos Kotzias premtoi se këtë verë do të zgjidhë çështjen e heqjes të Ligjit të Luftës, por në këto bisedime nuk do të hapet çështja e çamëve, përveçse vetëm kthimin ose zgjidhjen e pronës janë konfiskuar pas Luftës, sipas ligjeve ndërkombëtare. Pas marrëveshjes në Shkup dhe përshëndetjes së saj nga bashkësia ndërkombëtare, qeveria greke përparon që këtë verë arrihet edhe marrëveshja për demarkacionin e EEZ me Shqipërinë. Zotimi i Ministrit të Jashtëm grek është se ai do të shkojë me pushime kur marrëveshja me Shqipërinë të mbyllet me nënshkrim. Sikurse dihet, është në agjendë edhe takimi i kryeministrit grek Cipras me homologun e tij shqiptar Edi Rama, të cilët, për herë të fundit u takuan në shkurt dhe ranë dakord për të vazhduar në çështjet dhe për të mbyllur çështjet e pazgjidhura. Sipas kësaj gazete elektronike greke, pala greke ka qenë e vetëdijshme për marrëveshjen e vitit 2009, ajo do të pranojë se deri më tani EEZ është pjesërisht e keqinterpretuar. Tirana nga viti 2015 e tutje, me rastin e publikimit për eksplorimin e hidrokarbureve në det, kishte bërë një sërë njoftimesh verbale, duke kërkuar rregullime teknike të marrëveshjes. Nga pala shqiptare pranohet se nuk mund të mbështet më ankesat, që kishte në lidhje me shelfin kontinental në ishujt fqinje (Northwest Corfu) dmth Othonous në Erikoussa dhe Mathraki. Prandaj, Greqia kërkon se ato kanë efekt të plotë, jo të reduktuar për shkak të “rrethanave të veçanta”. Për Athinën, ky supozim ishte i rëndësishëm për të mos krijuar një precedent negativ. Nga takimi i fundit i ministrit Nikos Kotzia me homologun shqiptar në Tiranë Ditmir Bushati, mbeten për t’u trajtuar çështjet e pakicës kombëtare greke dhe çështja zbatimin e dispozitave të ligjit të ri mbi pakicat.