Gjesti simbolik i studentëve/ Mbështjellin policin me flamurin kuq e zi, por ia heq shefi (Video)

474
Sigal

Mijëra studentë janë mbledhur sot para Kryeministrisë dhe shënojnë ditën e trembëdhjetë të protestës së tyre.

Protesta duket mjaft e elektrizuar dhe studentët janë entuziastë nga bashkimi i tyre, teksa këtë të sotmen e kanë quajtur një protestë mbarëkombëtare, ku nuk kanë munguar as flamujtë kuq e zi.

E ndërkohë është shënuar edhe një gjest simbolik si për të thënë që edhe policët janë qytetarë dhe prindër.

Studentët kanë mbështjellë me flamur njërin prej policëve që qëndron në kordonin para kryeministrisë.

Turma është ngazëllyer nga ky gjest mjaft i veçantë, por nuk ka zgjatur shumë pasi flamuri i është hequr policit nga shefi i tyre.