(EMRAT DHE AKUZA) Arrestohen tre policë të Bashkisë së Tiranës

627
Sigal

Me urdhër të prokurorisë së Tiranës janë arrestuar tre policë bashkiakë për shpërdorim detyre.

Emrat e policëve të arrestuar: Eduart Dafku, Hekuran Rrafmani dhe Nuredin Doçi.

Nga hetimet ka rezultuar se këta efektivë lejonin tregtarët ambulantë të zinin trotuaret duke u marrë nga 500 lekë çdo ditë. Hetimet e nisura pas kallëzimit të vetë tregtarëve.

Lufta kundër informalitetit që aq shumë u trumbetua nga ana e qeverisë Rama duket se është katandisur në gjoba 500 lekëshe për hallexhinjtë dhe të pamundurit.