Pas Tiranës, studentët e Prishtinës çohen në protestë

564
Sigal

Protestat masive të studentëve të Shqipërisë, duket se kanë motivuar studentët e Kosovës për t’u ngritur në protestë.

Për sot është thirrur një protestë me thuajse kërkesa të njëjta, ku kërkohet me theks të veçantë ulja e çmimeve.

Mirëpo, jo gjithçka po shkon si në Shqipëri, pasi thirrjet e protestave po i konteston dikush, duke i quajtuar madje edhe kriminelë.

Në fillim, protestat ishin thirrur për sot në mesditë para rektoratit, dhe ishte thënë se organizimi është në dorën e Parlamentit Studentor.

Pak minuta më herët, vetë ky Parlament ka reaguar duke u distancuar nga kjo thirrje për protestë, e duke i quajtur madje studentët që kanë thirrur protestën si “kriminelë brenda UP-së”.

Sidoqoftë, deri në moment askush nuk gjendet para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, e me shumë gjasë kjo protestë e thirrur pa ndonjë organizim, do të dështojë.