Kordinatore e Studentëve LSI Korçë, Ismeralda Seidolli: Vëmendja e Bashkisë Korçë tek klientelizmi, duke lënë në mëshirë të fatit familjet në nevojë.

225
Sigal

 

Deklaratë nga Koordinatorja e Studentëve të LSI Korçë, Ismeralda Seidolli

Jam këtu para jush në këtë komunikim me mediat, për të informuar opinionin publik në lidhje me indiferentizmin e Bashkisë  Korçë ndaj familjeve në nevojë.

Ndihma dhe vëmendja e Bashkisë Korçë për të hartuar politika në shërbim të familjeve në nevojë, është inekzistente.

Kryefjala e Bashkisë Korçë është mbështetja klienteliste dhe si rrjedhojë shumë familje korçare në nevojë vazhdojnë të përballen të vetme ndaj sfidave që Rilindja në vend t’jua lehtësojë , ja u shton.

Banorët e Korçës përballen çdo ditë me mungesën e vendeve të punës si pasojë e një politike arrogante dhe të papërgjegjshme, ndaj boll me këtë arrogancë dhe papërgjegjshmëri dhe le të kthejmë vëmendjen tek familjet në nevojë dhe jo vetëm, duke hartuar politika që mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe favorizojnë biznesin.

Në 25 Prill rikthejmë shërbimin tek familjet në nevojë.

#Korça_Shtëpia_Juaj🌹