Gjermeni: 26 bashki do përshpejtojnë hartimin e planifikimit urban me mbështetjen e qeverisë

414
Qeveria u ka kërkuar 26 bashkive të reja në vend të hartojnë sa më parë planet vendore. Ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni në një takim me 26 krerët e këtyre njësive tha se për të asistuar në planifikimin urban është hapur tender ndërkombetar.
Eglantina Gjermeni: Angazhimi i qeverisë përveç asistencës financiare për 26 njësitë vendore për këtë proces të përshpejtuar të hartimit të planeve të përgjithshme vendore do të konsistojë në asistencën financiare por dhe teknike.
Për këtë kemi hapur një tender ndërkombëtar me terma reference specifike për të kërkuar angazhimin e studiove apo ekspertë ndërkombëtarë në bashkëpunim me ekspertizë kombëtare për të përzgjedhur më të mirët për të hartuar këto plane të përgjithshme vendore.
26 njësitë vendore janë ato që ndihmohen në mënyrë konkrete, 5 të tjera asistohen nga USAID. Në momentin kur finalizohet ky proces i përshpejtuar do të shikojmë mundësitë financiare për të mbështetur bashkitë e tjera.
Sigal