Hyqmet Zane: Prishja e një memoriali të Arsimit, si prolog për shkatërrimin e arsimit

12
Sigal

Kujtesë

Ndërtimi i një memoriali në nderim të mësuesve në qytetin e Cerrikut  më 15 prill 2015, ishte një ngjarje e madhe e vlerësuar jo vetëm nga protagonistët, por edhe nga tërësia e qytetarëve të Cerrikut. Me vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit dhe me angazhimin e një grupi pune në funksion të këtij memoriali kujtimi, u bë i mundur realizimi i një vepre që i shtoi qytetit të Cerrikut krenarinë për brezat e kaluar të atyre mësuesve dinjitozë që ngritën një brez intelektualësh të mirëfilltë.

Arjana & Abdurrahman Duro, Antoneta Mici, Liri Ngjela, Fiqirije Kume & vajza e Razije Gjini

U konsideruar një festë e madhe me pjesëmarrjen e shumë e shumë mësuesve që kanë kontributet e tyre si mësues e drejtues të shkollave nga kopshtet, ahkollat fillore, 9-vjeçare e deri në maturat e gjimnazit. Ishte edhe drejtori i parë dhe i përkushtuar i shkollës Enver Delimeta, i mirënjohur në rrethet arsimore në të gjithë rrethin e Elbasanit. Si një vajzë e Cerrikut në atë kohë u bë pjesë e asaj ceremonie edhe Zamira Gjini (Abazi)  drejtoresha e përgjithëshme e arsimit parauniveristar në ministrinë e arsimit të asaj kohe që vlerësoi mirënjohjen e nxënsëve për mësuesit me ngritjen e këtij memoriali nderimi.

Gëzoheshin e takoheshin qytetarët e Cerrikut me mësuesit e tyre, tanimë në një moshë pleqërie. Ishin momente të mrekulueshme si një mundësi që këshilli bashkiak i qytetit dhe kryetari i bashkisë Servet Duzha krijuan këtë relalks të paharruar dhe një moment ku shikoje mësues që qanin që takoheshin me kolegët e tyre.

Memoriali për mësuesit

Prishja e memorialit

Kaq e bukur ishte festa e pranverës së arsimit në Cerrik në atë 15 prill sa më pas një ditë “pushtimi” si të ishte 7 prtill, një dorë e zezë, një mendje perverse e një kryebashkiaku që erdhi në krye të bashkisë pas zgjedhjeve të atij viti e prishi, e hoqi memorialin e arsimit dhe nuk dihet se ku e ka degdisur.

Jam i ndjeshëm dhe i angazhuar për arsimin dhe, duke qenë se kam mbaruar shkollimin nga klasa e parë deri në mbarimin e gjimnazit  në Cerrik, u angazhova potencialisht për këtë aktivitete që lidheshin me arsimin dhe Cerrikun në përgjithësi, si qyteti ku kaluam fëmijërinë, rininë dhe u burrëruam, ku kemi shoqërinë dhe jemi arsimuarr nga mësuesit e nderuar elbasanas.

Një i ashtuquajtur projekt rregullimi i qendrës i një njeriu anonim dhe paidentitet, por me siguri një pjesëtar i rilindjes së zezë së Cerrikut që siç thotë populli bëri një “vërrë në ujë”  e heq memorialin e arsimit dhe memorialine punëtorëvve. Ku i coi, ku ndodhet sot memoriali i arsimit ? Çfarë ishte ajo sjellje xhahile që hoqi nderimin për mësuesit vetëm e vetëm se do bëhej një projekt që në mes të qytetit do ngrihej në beton në krye të të cilit u vendos një orë pa pikën e simbolikës, veç një marrëzi nuk e di se e kujt.

Unë dhe gjithë ne nxënësit e atyre mësuesve elbasanas kryesisht që u mësueam dhe shumë syresh u bënë personalitete, i jemi borxhëlinj atyre mësuesve, një pjesë e mirë e atyre mësuesve janë ndarë nga jeta dhe ne nuk kemi ma vendin se ku duhet të shprehim nderimin në një ditë 7 marsi për mësuesinë që bënë arsim të vërtetë. Duket se ata injorantët e punëve të bashkisë që kanë qenë nxënësit e kqqinj të shkollës, dinë të bëjnë të tilla vepra monstruoze anti arsimore në shekulli e 21.

Me za të lartë do të them – Nderim për mësuesit tanë në Cerrik, turp dhe dënim edhe nga Zoti për ata që e hoqën memorialin e arsimit dhe ata që vazhdojnë të heshtin për të tilla vepra dhe nuk rivendosin në vend nderin e mësuesve dhe arsimit në Cerrik !

Nje bllok betoni ne mes te qytetit me nje ore ne krye

Refleksionje

Me siguri heqjen e atij memoriali do ta konsideroja si prologu i shkatërrimit të arsimit që po ndodh në këtë vedn, si edhe në Cerrik. Cerriku si një qytet me datëlindje 20 nëntor 1952, kishte të shenjta uzinën e naftës dhe arsimin si dy shtylla qënderojnë këtë qytet dhe që të dyja u hoqën.

Bëj një paralelizëm : a do të guxonte kush të prishte një lapidar dëshmori ? kurrë se ata që ranë për lirinë e vendit mbeten të pavdekshëm, po ashtu si mësuesit që mësuan brezat e populliti të këtij qyteti dhe kudo në Shqipëri e kudo në trojet shqiptare mbeten të paharruar dhe të kujtuar brez pas brezi, tamam si prindërit tanë që i kemi të shenjtë.

Nëse këtij vendi i janë shkatërruar bazat e vlerave njerëzore nga keqpërodirmi i besimit të votës për ata që e kanë kthyer në “memorial” hajdutërinë dhe skandaleve kriminale, kurtrësesi nuk mudn të mendohet se duhet të shkatërrohen vlerat arsimore. Nëse thonë të diturit se “ si është arsimi sot, do të jetë e ardhjmja nesër” me gjendjen që janë shkollat sot me klasa të boshatisura, me mësimdhënie të tjetërsuar vetëm me letra pa mësimdhënie normale si pjesë e programeve të kopjuara nga ndonjë vend afrikan, me plot gojën mund të themis e memorialet e vlerave janë kthyer në memoriale të viktimizimit të një populli, ku në Cerrik lexohet dhe ndjehet shumë. Ndryshimi mes asaj që kemi qenë dhe asaj që është sot realitet, ky është një krim me qëllim nga ata që nuk e deshën arsimin dhe që po bëhen shkak për braktisjen e shkollës dhe degjenerimine  arsimit.

Quhet vlerësim kur një drejtues pushteti mbjell një  pemë, se siç thoshte gëte “duri i jetës duhet të rrijë gjithnjë i gjelbërt”. Por ku “mbillet” një memorial kujtese për arsimin ndër breza, çfarë emri ka në një qytet nga ku kanë dalë akademikë dhe profesorë, burra shteti dhe personalitete të fushave të ndryshem ? kuptohet që shumëfishohen vlerat.

Nëse në qytetin e Cerrikut ka një kujtesë historike që nga krijimi i këtij qyteti më 20 nëntor 1952 dhe vënien në punë të Uzinës së Naftës më 20 nëntor 1956, vëndin e nderit e zënë mësuesit, ata burra dhe gra, ish Normalistë nga më të mirët, veçanërisht nga Elbasani që, kur u bënë pjesëmarrës në inagurimin e memorialit dhe u takuan me njëri tjetrin, nuk i mbajtën dot lotët, edhe pse të plakur dhe në mosha të mëdha dhe ne ish nxënësit e tyre që ndjeheshim krenar për ta.

Epilog për një memorial

Ideja për ngritjen e këtij memoriali ishte 26 vjet më parë, kur ministër i kulturës ishte Prof. Dr. Agron Tato, nxënës dhe qytetar i Cerrikut. Ai e mirëpriti idenë, por rrjedhat e punëve ishin të tilla që nuk u realizua në atë kohë. Pas 18 vjetësh kjo ide u realizua. Ishte po ky profesor i nderuar i një niveli shumë të mirë që falënderoi kryebashkiakun Servet Duzha dhe gjithë stafin organizator për arritjen e një nderimi për ata që janë të parët në listën e nderimeve shoqërore, mësuesit.

Një kryebashkiak injorant, një drejtues arsimi pa vlera, një ministër arsimi pa vëmendje apo edhe një kryeministër pa memorie nuk e di se “Aty ku nderohen punëtorët dhe arsimtarët, aty nderohet jeta e njeriut”. N ë këtë kuptim shpopullimi i Shqipërisë është vepër e atyre që këkronë të shkulin nga rrënjët memorien e së shkaurës me vepra xhahile.