Sekuestro preventive mbi 128 mijë m2 pyje në Vlorë

482
Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro mbi një sipërfaqe pyjore prej 128 mijë m2, me një vlerë prej 280 mijë euro. Vendimi i sekuestros preventive ka ardhur pas lejes së dhënë nga gjykata, pasi ka dyshime se është përfituar në bazë të dokumenteve false.
Nga hetimi i Prokurorisë së Vlorës rezulton se kjo sipërfaqe, e ndarë në disa parcela, është regjistruar nga ana e Timoleo Dhimolea, në bazë të një akti të fallsifikuar të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP). Në bazë të veprimeve proceduriale, ka rezultuar se akti i AKKP nuk ekziston dhe është tërësisht i fallsifikuar. Gjithësesi, pavarësisht kësaj, kjo pronë është regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, në vitin 2012. Më tej, pasi e ka regjistruar këtë pronë në emër të tij, Dhimolea ka transferuar dy pjesë të saj, po në bazë të dokumentave të falsifikuar.
Sigal