E përplasi me makinë, shoferi lë të vdekur kalimtarin në rrugë dhe ia mbath

290
Sigal

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Torovicë, në Lezhë.

Policia bën me dije si viktima, i identifikuar si N.S., është përplasur nga një automjet teksa ka qenë duke ecur në këmbë.

“Në rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë, mjeti tip “Benz ” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.S., ku për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.