Tmerr në Tiranë! I riu i grabit me dhunë çantën 28-vjeçares, i ngul thikën qytetarit që tentoi ta ndalojë

261
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë gjatë ditës së sotme. Mësohet se një 30-vjeçar i ka grabitur me dhunë çantën e dorës një 28-vjeçareje, ndërsa më pas ka plagosur edhe një person.

Policia njofton se 30-vjeçari ka plagosur me një mjet prerës një 54-vjeçar, që i erdhi në ndihmë të resë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 30 vjeç, pasi i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases E. K., 28 vjeçe, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë”, njofton policia.