Atentat mafioz/ Ekzekutohet me breshëri plumbash në dyert e palestrës boksieri shqiptari

430
Sigal

Një atentati tipik mafioz ka ndodhur në rrugën Ekavis në Galatsi, Greqi ndaj një boksieri 35-vjeçar shqiptar, i cili ka gjetur vdekjen disa minuta më pas.

Viktimë është Haris Kontogiorgis, i cili u sulmua teksa po hynte në një palestër.

Siç bëhet me dije kanë qenë dy persona me një motor që kanë qëlluar mbi 35-vjeçarin, e më pas janë larguar me shpejtësi.

Haris Kontogiorgis ai ka marrë të paktën katër plumba dhe ka humbur jetën disa minuta pas atentatit mafioz.

Deri tani dyshohet se vrasja është kryer për hakmarrje, pasi viktima mësohet se ka marrë pjesë në një atentat disa muaj më parë.