Gazmend Bardhi kallëzon në SPAK Taulant Ballën, Miranda Rira: Do të jemi të dy përballë në SPAK Taulant, dhe do ta shohim kush ka të drejtë!

165
Sigal

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ish-Kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira, ka denoncuar një tjetër, manipulim qeverisës së “Rilindjes”.

“Prej disa ditësh tashmë, punonjës të ndihmës ekonomike të bashkisë Prrenjas dhe bashkisë Librazhd, kanë marrë në telefon, kryefamiljarë të ndryshëm, duke i mashtruar se nëse votojnë për Taulant Ballën, ndihma ekonomike do të katërfishohet!”,- shprehet Rira në mesazhin e saj.

Mesazhi i saj i plotë:

Gazmend Bardhi kallëzon në Spak, Taulant Ballën!
Prej disa ditësh tashmë, punonjës të ndihmës ekonomike të bashkisë Prrenjas dhe bashkisë Librazhd, kanë marrë në telefon, kryefamiljarë të ndryshëm, duke i mashtruar se nëse votojnë për Taulant Ballën, ndihma ekonomike do të katërfishohet!
Duke ushtruar trysni psikologjike dhe duke i kërcënuar me bukën e gojës, dhe duke mashtruar hapur përfituesit e ndihmës ekonomike, kryetarët e partisë shtet, janë lëshuar me kuç e me maç, për të mbajtur me dhunë pushtetin totalitar që kanë instaluar në këto 8 vjet, nën parullën “Rilindje”!
Kërcënimet dhe mashtrimet tuaja, nuk pinë më ujë, shoku Taulant! Keni devijuar plotësisht nga partia socialiste e dikurshme dhe jeni kthyer në një çetë bolshevikësh, që kërkon të rrijë në pushtet, me çdo mjet!
Do të bëj publike edhe numrat që kanë marrë në telefon kryefamiljarët, por më vjen keq se janë hallexhinj dhe të detyruar tju përgjigjen urdhërave tuaj politikë!
Do të jemi të dy përballë në Spak Tao, dhe do ta shohim kush ka te drejtë!