Socialistët e vjetër kanë filluar lëvizjet kundër Ramës. Pas Erion Braçes, i cili ka shprehur dëshirën për të garuar për Bashkinë e Tiranës, edhe ish-ministri socialist Arben Malaj ka sinjalizuar se mund të shpallë kandidaturën për Bashkinë e Vlorës, qytet ku dhe jeton.Malaj shkruan në rrjetin e tij social se ka marrë kërkesa dhe propozime të shumta nga miq dhe dashamirës në Vlorë që të konsiderojë kandidimin për Kryetar Bashkie, ku thekson se nëse vendos ta bëjë këtë, do të jetë i pavarur.”Angazhimi im do të jetë vetëm si kandidat i pavarur. duke i qëndruar besnik parimeve të mia dhe nevojës për një model të ri qeverisjeje që nuk humori i Ramës. Integriteti si Busull, Vlora për mua nuk është thjesht një njësi administrative, por një dashuri e pakufishme”, thotë deklarata.Ish-ministri socialist që është ndër kritikët e qeverisjes së Edi Ramës, thekson se po e mendon propozimin dhe tani është në një proces reflektimi të thellë dhe vendimmarrja do të jetë produkt i një përgjegjshmëri të lartë ndaj qytetarëve të Vlorës.”Kur të kem një vendim final, do ta komunikoj atë me transparencë të plotë. Akoma nuk kam një vendim përfundimtar, por po respektoj rregullin e artë në politikë: Kurrë mos thuaj kurrë. Nevoja për t’i shërbyer vendlindjes me dinjitet është më e fortë se çdo llogari politike”, vijon Arban Malaj.



















