Karanxha: Shqipëria pa sistem drejtësie, e kanë kthyer në poligon, po testojnë durimin e popullit
Ish-prokurori Ervin Karanxha i ftuar në një emision televiziv deklaroi se, ‘Shqipërinë e kanë kthyer në poligon dhe, po testojnë durimin e popullit’.Ai kishte parasysh dështimin e madh me reformën në drejtësi dhe specialistët që vijnë nga jashtë janë në shumicën e rasteve pensionistë që nuk kanë ndonjë karrierë të shkëlqyer në vendet nga vijnë. Karanxha: Pra këtu po testohen njerëzit, po testohet durimi i popullit shqiptar deri ku të shkojë, qoftë me pronën, qoftë me eksperimentet që bëhen këtu. Qoftë me plehrat e qoftë me të gjithë dhe në ndihemi, për mendimin, tim të braktisur. Këtu është poligon. Këtu bëhen prova. Këtu vijnë ca që kanë dalë në pensionistë në vendet e veta. Kë shumë njerëz që vijnë këtu, pensionistë, që atje në vendet nga vijnë nuk kanë qenë profesionistë, sepse mund të jesh pensionist po ke qenë në një post të lartë. Personat që vijnë këtu, vijnë me karrierë të dyshimtë. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë edhe me akte korruptive dhe këtu vijnë për afera të ndryshme duke përfshirë edhe larjet ne plazh. Pra vijnë këta dhe kanë shkatërruar sistemin e drejtësisë. Ka pesë vjet pa gjykata Shqipëria. Dhe kur bëhet raporti i BE në fund thotë ne jemi mirë. Pse nuk ka funksionuar shteti në Shqipëri. Sepse prej këtyre lindin motivet e vrasjeve. Se e para është prona dhe gjithçka vjen si pasojë e mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.




















