Qentë e Policisë hanë miliona, policëve nuk iu jepen as dietat ushqimore/ Mbi 500 milionë lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 milionë lekë për ushqimet e efektivëve.
512 milionë lekë, shpenzohen për qentë e policisë, ndërkohë efektivët ankohen çdo ditë se nuk u paguhen dietat. Në shumicën e rasteve, marrin rroga që mezi përballojnë shpenzimet mujore. Policia e Shtetit, duhet të jetë e mirëpaguar, ushqimet, veshjet dhe kujdesi shëndetësor nuk duhet t’iu mungojë. Tani që tenderat e Policisë së Shtetit i ka marrë në dorë ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe, abuzimi duket haptazi.
Në Policinë e Shtetit ka një dashuri më të madhe për qentë agjentë se sa për policët e thjeshtë. Shuma të mëdha lekësh shkojnë çdo vit për ushqimin e Institutit të Përgatitjes së Qenëve të Policisë. Gjithnjë e më pak për policët!Dhe sa më i madh bëhet fondi, aq më i madh është korrupsioni me tenderin. Sidomos tani që tenderat e Policisë së Shtetit i ka marrë në dorë ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe, abuzimi duket haptazi.Sipas njoftimit të bërë nga Policia e Shtetit në Agjencinë e Prokurimit Publik, më 24 mars 2026, Fondi i prokuruar me objekt “Blerje ushqim koncentrat për qen dhe këlysh” për Institutin e Përgatitjes së Qenve të Policisë është mbi 512 milionë lekë.Bëhet fjalë vetëm për një lloj ushqimi, sepse qentë marrin edhe produkte të tjera.Por cila është sasia e ushqimi që do të furnizohet me këtë fond të madh? Shifra është fryrë edhe nga mbledhja e fondeve për 3 vjetët e ardhshme së bashku. Furnizimi do tw bwhet nga biznesmeni Albert Metani.Në këtë tabelë shihet se Instituti do të marrë në dorëzim brenda dy muajve 101 417 kg ushqim koncentrat për qen të rritur dhe 23 740 kg ushqim koncentrat për këlysh. Sipas të dhënave zyrtare, të konsultuara nga ana jonë, Instituti i Përgatitjes së Qenve të Policisë së Shtetit ka në organikën e tij mesatarisht 65 deri në 80 qenë që kryejnë kurset e stërvitjes. Duke e llogaritur këtë sasi që blihet për 3 vjet, rezulton për secilin qen mesatarisht 1.6 deri në 2 kg koncentrat në ditë. Nga praktika dhe studimet, një qen i rritur mund të konsumojë maksimumi, për racat e mëdha, deri në 600 g koncentrat në ditë.Ndërkaq, zyrtarët e Policisë pakësojnë çdo vit fondet për ushqimin e efektivëve të thjeshtë. Për kateringun e ushqimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë prokurohet mesatarisht 178 milionë lekë në vit. Pra, afro 3 herë ma pak se sa për Institutin e Përgatitjes së Qenve. Ky është tenderi me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë” i zhvilluar në qershor 2022.Sipas tabelës së ushqimit të prokuruar për policët e Tiranës, llogaritet çmimi 630 lekë për një racion. Në 3 mars 2025 u zhvillua tenderi për katering për Policinë e Sarandës. Janë porositur 39 milionë lekë ushqime për efektivët.Kurse ky dokument tregon ushqimin e porositur me tenderin e datës 26 shkurt 2026 për Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë. Kompanina ka përfituar me “Flamur të kuq” fondin afro 77 milionë lekë.Nga shembujt e treguar, nuk mungon abuzimi, por fondet janë më të vogla se sa ato që i akordohen Institutit të Përgatitjes së Qenve.Për bizensmenin e kësaj fushe Albert Metanin ka qenë gjithnjë e lehtë për të përfituar tenderat. Por tashmë fondet janë fryrë dhe fitimi është më i madh. Arlinda Pogaj, vartësja veterane e Gonxhes, drejton Operatorin e Blerjeve të Përqendruara, që ka organizuar tenderin. Për Albert Metanin është eliminuar menjëherë konkurrrenti. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”. Ky është klasifkimi i bërë nga Open Data Albania, që e shënon me “Flamur të Kuq”. Kujtojmë se ky është sinjal për riskun e korrupsionit. Akoma më pak ushqim porositet për drejtoritë e tjera të Policisë dhe komisariatet. Ndërsa ky është tenderi me dy flamuj të kuq korrupsioni i mbajtur më 26 janar 2025. “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi (Katering) për Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan” e ka fondin limit afro 37 milionë lekë. Tenderi është mbajtur më 19 janar 2026 dhe kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë. Megjithëse operatori i skualifikuar kishte ofertë me 30 milionë lekë më pak se sa Albert Metani, kompania e tij është shpallur fituese.






















