Kuvendi mban një minutë heshtje për ish-kryeministrin Berlusconi

75
Sigal

Kuvendi mban një minutë heshtje për ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë ditën e hënë.

Me kërkesë të kryeparlamentares Lindita Nikolla, ligjvënësit shqiptarë u ngritën në shenjë nderimi dhe mbajtën një minutë heshtje për kavalierin.

Gjatë fjalës së saj, Nikolla tha se Berlusconi ishte një mik i vjetër dhe i shquar i Shqipërisë, ndërsa shtoi se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ishte mik i shquar i Shqipërisë. Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha ajo.