Sekretari i NATO-s në Tiranë bën thirrje për bashkëpunim mes palëve politike në vend

484
Sigal

Nga Tirana, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri thirrje për bashkëpunim mes palëve politike në vend dhe shmangien e dhunës.

“KE miratoi hapjen e negociatave. Është e rëndësishme që ky proces të vijojë. NATO është aleancë e vendeve demokratike dhe në vende demokratike do ketë mendime të ndryshe, debate, por dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike. Është e papranueshme dhe u bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë të sillen me vetëpërmbajtje dhe të angazhohen ne dialog”, tha Stoltenberg në një deklaratë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama.

“Respektoni institucionet dhe angazhohu në dialog politik. Zgjedhjet janë padyshim të rëndësishme, ndaj ju bëj thirrje aktorëve të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në dialog dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut”, tha ai.