Spiropali &Felaj mesazhe me kode pas përplasjeve në grup, ja intrigat

Spiropali mesazh pas përplasjeve me Ramën: Arroganca po bëhet normë

Deputetja socialiste Elisa Spiropali, ish-ministre e Jashtme, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me komentet dhe diskutimet e fundit që, sipas saj, janë zhvilluar në media dhe forume për figurën e saj. Ajo thekson se heshtja nuk duhet interpretuar si mungesë përgjigjeje, por si një qëndrim i vetëdijshëm ndaj situatës.Spiropali shprehet se debatet rreth saj janë shoqëruar me interpretime të shumta, të cilat, nuk bazohen gjithmonë në njohje të plotë të fakteve. Ajo nënvizon se jo çdo zhvillim kërkon një reagim të menjëhershëm publik, duke e konsideruar heshtjen si një formë reflektimi dhe përgjegjësie. Në reagimin e saj, ish-ministrja e Jashtme e kalon debatin përtej çështjes personale, duke e lidhur situatën me atë që e quan një model në rritje në shoqëri dhe politikë. Sipas saj, ky model karakterizohet nga normalizimi i arrogancës dhe abuzimit, si dhe nga një kulturë ku bindja shpërblehet më shumë se merita.Ajo argumenton se në këtë klimë, politika rrezikon të largohet nga konkurrenca e ideve dhe të kthehet në një strukturë të mbyllur, ku rëndësi merr përshtatja ndaj pushtetit. Në këtë kontekst, Spiropali shpreh shqetësimin për dobësimin e meritokracisë dhe për zbehjen e besimit publik.Në postimin e saj, Spiropali ngre disa shqetësime më të gjera, duke përfshirë mungesën e hapësirës reale për debat, rritjen e një klime ku frika ndikon në vetëcensurë si dhe reduktimin e lirisë së shprehjes në një koncept formal, më shumë sesa praktik.Ajo thekson se, në këto kushte, debati nuk zhduket, por shtypet, duke krijuar tension të akumuluar në shoqëri.Spiropali thekson se reagimi i saj nuk synon të jetë një mbrojtje personale, por një reflektim mbi klimën aktuale politike dhe shoqërore. Ajo e konsideron heshtjen si një mënyrë për t’i dhënë kohë të vërtetës dhe për të shmangur reagimet e nxituara.

NOA

02 “Intriga të ngre pak, por pastaj kërkon çmim”, Felaj: Po kur shesin moral, a duhet të kesh keqardhje?

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ka publikuar një postim në rrjetet sociale në një kohë kur marrëdhëniet brenda kampit rozë janë të tensionuara.Ky reagim i Felajt i cili ka ardhur menjëherë pas deklaratave të sotme të ish-ministres dhe deputetes Elisa Spiropalit, e cila mes rreshtave artikuloi idenë se brenda socialistëve ekzistojnë mendime dhe qëndrime të ndryshme nga ajo e lidershipit, por që shpesh mbeten të pathëna për shkak të pasojave që mund të sjellë një qëndrim i hapur, është lexuar gjerësisht nga ndjekësit si një qëndrim i saj mbi zhvillimet e fundit politike. “Duke “këqyrur ” dhe duke “konkluduar” për fakte jetësore nga më të rëndomtat..Intriga të ngre për pak, pastaj kërkon çmim”, shkruan Felaj, teksa më tej i ka kthyer përgjigje një komentuesi duke i thënë: “Por kur intriganti shet moral psh ? A duhet të kesh mirëkuptim ose ndonjë lloj keqardhje”.