Xhelal Mziu për Ministrinë e Brendshme/ Bashkia Kamëz ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ofrimin e zyrave të aplikimit për dokumente identifikimi

457
Sigal

Bashkia Kamëz dhe kryebashkiaku Xhelal Mziu kanë prioritet absolut shërbimin ndaj qytetarëve. Veç shërbimeve të saja model, bashkia me qëllim që qytetarët t’i kenë sa më të përqendruar shërbimet për të mos humbur kohë, brenda sportelit të saj One Stop Shop i ka ofruar zyrë dhe Postës Shqiptare si dhe Ministrisë së Brendshme dhe ALEAT, zyrën e aplikimit për Letërnjoftim Elektronik si dhe Pasaportë Biometrike.
Me qëllimin e vetëm, ofrimin së më të mirë të shërbimit dhe sa më pranë të aplikimit për karta dhe pasaporta, Bashkia Kamëz përmes një komunikimi zyrtar më 15 maj i ka kërkuar dhe ofruar Ministrisë së Brendshme ambiente të reja si dhe i ka kërkuar që në zyrën e aplikimit në Paskuqan të krijohet mundësia që qytetarët të aplikojnë për Pasaportë Biometrike të Përshpejtuar.
Në shkresën e kryebashkiakut Xhelal Mziu për Ministrinë e Brendshme shkruhet se: “Bashkia Kamëz ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ofrimin e zyrave të aplikimit për dokumente identifikimi.
Në mënyrë që shërbimi të vazhdojë të jetë sipas standardit, ju bëjmë me dije se është e nevojshme që të hapet një zyrë e re në Njësinë Administrative Bathore ashtu siç ka qenë më përpara, ku aty do të aplikojnë qytetarët e Bathores si dhe të Zall Herrit.
Kërkojmë nga ana juaj që në zyrën e Aleat të aplikimit në Paskuqan të krijohet mundësia që të aplikohet edhe për pasaportë biometrike me procedurë të përshpejtuar”.