Fushata elektorale, PS: Votoni për doktorin Ilia Stefo

393
Sigal

Aleanca
për Shqipërinë Europiane hap fushatën për bashkinë e Kolonjës. Deputetët
socialistë Pandeli Majko, Arta Dade dhe Taulant Balla si dhe ministrja e
Integrimit Klajda Gjosha bënë thirrje për të votuar për doktorin Ilia Stefo.


“Kjo
shtëpi i takon të majtës dhe do ti takojë gjithmonë së majtës” tha Majko duke
përcjellë një apel dhe për opozitën


“po
mirë mor miq nuk kishit ndonjë kandidat që ta nxirrnit në emrin tuaj. A mund të
mbahet shtëpia me miell hua. A mundet ti kërkoni votat me të majtët. Hapni
rrugë kjo është një bashki e majtë”


Taulant
Balla:  Më ka bërë shumë habi por nuk kam
pasur shumë dyshime. më ka bërë habi për demokratët e kësaj zone, si Luli dhe
Saliu janë bërë diversantë dhe kanë ardhur në Kolonjë të fshehur nën xhaketën e
Gon Dukës