PD, Noka: Rama nuk e shpëtoi dot drogën e Bushit, prokuroria aksion pa dijeninë e qeverisë

595

Gazeta Telegraf/



Deklaratë
e deputetit Flamur Noka 

 

Mbrëmë, teksa Edi Rama
mohonte drogën në emisionin “Studio e Hapur”, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe
Shërbimi inteligjent, kapën 1.3 tonë kanabis në Krujë, në territorin e Artur
Bushit.

Ndërkohë që fut në
kazanin e tij mediat më të rëndësishme të botës që flasin për këtë cështje,
prokuroria dhe shërbimi inteligjent, për të kapur drogën në Krujë, ashtu si
edhe 23 tonët në Vlorë, duhet patjetër të shmangin Edi Ramën.

Nëse Edi Rama ka dijeni
për aksionin, droga shpëton, trafikantët shpëtojnë.

Prokuroria e Krimeve të
Rënda dhe Shërbimi Inteligjent kapin drogë, Antimafia Italine ka ngritur
alarmin, media ndërkombëtare raporton për rrezikun e kanabisit shqiptar, 8
vrasje kanë ndodhur këto 3 muaj për drogën, droga ka zbritur në shkollat e
vendit, sipërfaqja e mbjellë është pesëfishuar sipas Guardia Di Finanza,
kapanonet e përpunimit të hashashit kanë pushtuar malet, helikopterët e Mimit
zbulojnë parcelat pa dashje, e persëri Edi Rama thotë ska drogë.

Vetëm dy vetë në
Shqipëri dhe në mbarë globin e mohojnë drogën. Këta janë Edi Rama dhe Saimir
Tahiri.

Askush nuk pret që Edi
Rama e Saimir Tahiri të pranojnë drogën, sepse ata e drejtojnë, e menaxhojnë,
këtë biznes kriminal, që po sjell vrasje, shkatërrim të rinisë, helmim të
shkollave e fëmijëve tanë, që po sjell destabilizim të shoqërisë.

Droga vazhdon cdo ditë,
sepse droga krijon fondin e qindra milionë eurove që Edi Ramës i duhet për të
mbajtur pushtetin, për të blerë votat.

Edi Rama po kërkon të
fusë me dhunë drogën në ambjentin tonë, në cdo familje shqiptare, sepse është e
vetmja alternativë që ka.

Po shqiptarët smund ta
pranojnë.

Eshtë në dorën e
shqiptarëve të mbrojnë familjet dhe të ardhmen e tyre nga ky rrënim.

Eshtë në dorën e
shqiptarëve ta pastrojnë vendin nga droga.

Shqipëria pa drogë,
është Shqipëria pa Edi Ramën.

 

 

Sigal