Kolonjë – PS çel fushatën, Rama: Vota të jetë si respekt për një punë të nisur nga ne

439
Sigal

Partia
Socialiste ka çelur sot fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme në
Kolonjë, për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë. Pasi u mbajt një minutë
heshtje në nderim të ish-kreut të Bashkisë, Arben Malo, i cili u nda nga jeta
pak kohë ma parë, kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidaturën e re për
këtë detyrë.

“Do ju kërkoja që në radhë të parë këtu sot të mbanim 1
minutë heshtje për mikun tonë Arben Malo, kryetari i Bashkisë që bëri një punë
të admirueshme në përpjekje për Rilindjen e Kolonjës dhe që u nda krejt
papritur nga jeta”.

Sipas Ramës, mjeku Ilia Stefo “është njeriu i duhur për të
vazhduar në drejtimin e duhur, nisi me Arbenin dhe do përfundojë me Ilian për
të bërë më shumë se ç’është bërë në 20 e ca vite kusur së bashku”.

Rama iu përgjigj edhe Pandeli Majkos që tha se mazhoranca
vjen para kolonjarëve me borxhe shumë.

“Para se të nisnim, Pandi më tha Ilia e ka filluar mirë, njësoj si ti kur u
bëre kryetar bashkie me xhaketë të kuqe. Pandi të kuqe e sheh pavarësisht se
ajo nuk është e kuqe. Besoj se sot ne jemi në kushtet që mund të vijmë dhe të
kërkojmë me kokën lart mbështetjen e këtij komuniteti se jemi të bindur që
pavarësisht vështirësive të mëdha që ende kërkojnë zgjidhje, halleve dhe
sakrificave, ky komunitet e ka shumë të qartë që në këto 3 vite, Qeveria dhe
kjo shumicë i ka hapur rrugë një procesi historik transformimi të vendit, duke
bërë reforma rrënjësore që të tjerët para nesh nuk guxuan t’i mendonin, jo më
t’i bënin”.

Sipas Ramës, qeveria nuk vazhdon dot projektet duke
ndërruar dorë dhe ftoi të votohet kandidati Ilia Stefo.

“Është fushatë e detyruar nga një tragjedi njerëzore që
askush nuk e priste. S’është një fushatë që kërkon shumë fjalë, por komunikim
me të gjithë për të përfituar që të shpjegojmë gjëra që kanë nevojë për
shpjegim, argumente që kanë nevojë të transmetohen për çfarë është bërë, çfarë
po bëhet dhe çfarë do bëhet më tutje në tërësi për vendin dhe në veçanti për
Kolonjën. Këtë herë kolonjarët s’duhet të ndahen në këtej dhe andej, në tanët
dhe të tyret, majtas e djathtas, megjithëse këtu edhe djathtas të majtë ka,
duhet të bashkohen në një votim ku vota te jetë shprehje e respektit për një
punë të nisur dhe e bindjes se vetëm duke kaluar stafeta brenda kësaj familje
politike puna e nisur mund të përfundojë.

Nuk mund dhe kjo është e vërteta, s’mund dot të vazhdojë
projekti ynë as në gjithë Shqipërinë as në Kolonjë duke ndërruar dorë, për një
arsye të thjeshtë se ne jemi të ndarë në dy botë të ndryshme, dhe se cila është
bota e tyre s’ka nevojë të flasim ne, ktheni kokën dhe e keni aty 8 e 20 vjet
përpara, se kush është rruga jonë s’ka nevojë ta ktheni kokën mbrapa por e keni
para jush erën e një ndryshimi që vjen hap pas hapi me sakrifica e probleme,
por kush është mësuar ta ndërtojë jetën në familjen e tij me punë të ndershme e
di që frytet e punës së ndershme s’vijnë duke pritur, duke ndenjur apo thjesht
duke ardhur mëngjesi i ditës tjetër”, tha kryeministri Rama.