Flet vëllai i Klement Balilit: Ky është presion familjar, na u tmerruan fëmijët

411
Sigal

Vëllai i Klement Balilit e quan një lojë politike dhe mohon të ketë urdhërarrest për Klementin.

Ai denoncon operacionin policor duke thënë se janë tmerruar fëmijët dhe e gjithë familja

“Policia hyri nga muret rrethuese të banesës. Hyri në banesa si të ishim kriminelë. Janë tmerruar fëmijët dhe e gjithë familja. I gjithë fshati Stiar në Sarandë është i  rrethuar nga policia. Ky është presion. Kanë  që në 04:00 të mëngjesit që kanë ardhur. Shumë zhurmë për asgjë. Le të flasë prokuroria dhe më pas të vërsulen nuk i kemi asnjë borxh”