PS tërheq kandidatin në Kavajë

465
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se i ka kërkuar kandidatit të Partisë socialiste për kreun e Bashkisë së së Kavajës që të tërhiqet nga gara e ditës së dielë, dhe të njejtën thirrje ai ja drejtoi dhe kandidatit tjetër të pavarur.
Vendimi i kryeministrit, erdhi pas deklaratave të forta të opozitës e cila ka vendosur që ditën e zgjedhjeve në Kavajë të organizojë atje një manifestim. Sot kreu i opozitës Lulzim Basha tha se në Kavajë do të nisë fundi i Republikës së vjetër.
Sipas zotit Rama, të pengosh zgjedhjet është një provokim antikushtetues, dhe opozita deklaroi ai, kërkon që në Kavajë të bëjë një stërvitje me përmbajtje kriminale. Por, siç theksoi ai, nuk është nevoja që Kavaja të bëhet vendi ku do të tentohet dhe ndëshkohej me çdo cmim ky krim.
Kryeministri i bëri sërish thirrje zotit Basha që të marrë në konsideratë ofertën e bërë prej tij, duke saktësuar se koha e mundshme për përfshirjen e Partisë Demokratike në zgjedhje skadon të dielën e ardhshme. Zoti Rama nënvizoi se për datën e zgjedhjeve më 18 qershor nuk mund të negociohet, sikundër dhe për kërkesën e opozitës për një qeveri teknike.
Sigal