Prefekti jep alarmin – Disa zona të Qarkut të Beratit janë seriozisht të rrezikuara nga përmbytjet këtë dimër

Disa zona të Qarkut të Beratit janë seriozisht të rrezikuara nga përmbytjet këtë dimër. Alarmin e ka dhënë Prefekti i Qarkut, Fadil Nasufi sipas të cilit shfrytëzimi pa kriter ka sjellë devijimin e shtratit të Osumit. Sipas Nasufit rreziku rritet edhe nga keqmenaxhimi i disa rezervuareve

Berati rrezikohet seriozisht nga përmbytjet këtë dimër për shkak të shfrytëzimit pa kriter të Lumit Osum dhe të rezervuarëve.

Sigal

Prefekti i Beratit, Fadil Nasufi ka dhënë alarmin në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave nga ku kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve.

Nasufi akuzoi direkt firmat private të inerteve se kanë devijuar shtratin e Lumit Osum .

Nasufi: “Nisur nga eksperiencat e kaluara, nga infrastuktura ekzistuese, resurset materiale dhe njerëzore të menaxhimit të situatave emergjente dhe vlerësimit e analizës së riskut, mendoj se qarku i Beratit nuk preket gjatë stinës së dimri më shumë nga këto ngjarje”.

Por veç lumit, disa zona të Beratit i rrezikojnë edhe rezervuarët, pasi subjektet që i shfrytëzojnë ata për rritjen e peshkut mbajnë nivele të larta uji.

Nasufi: “Nga informacione të ardhura në rrugë operative rezulton se disa persona të cilët ushtrojnë aktivitetin e rritjes së peshkut në rezervuar nuk lejojnë uljen e kuatës së rezervuarit me pretendimin se i prishet biznesi. Kjo praktikë duhet të marrë fund”.

Përballë kësaj situate, Prefekti i Beratit kërkon ndërhyrjen e institicioneve.Përballë këtij rreziku janë dhjetra hektarë toke, banese e biznese.