Morën tokën me dokumenta false, sekuestrohen 500 mijë metra katrorë në bregdetin e Ksamilit

607
Sigal

Sarandës është sekuestruar pasi dyshohet se është përfituar përmes dokumenteve të falsifikuar nga trashëgimtarët e ish-pronarit Resul Piro.

Prokuroria e Vlorës vendosi nën sekuestro sipërfaqen e tokës pas hetimeve  në bazë të materialit të referuar nga ana e Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Prokuroria informon:Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se kjo sipërfaqe tokë pranë bregut është përfituar, duke fallsifikuar dokumentat e pronësisë, si edhe duke fallsifikuar një vendim gjykate të vitit 1996. Në bazë të të dhënave të siguruara nga hetimi, Prokuroria e Vlorës paraqiti kërkesën për sekuestron të këtij trualli, kërkesë e cila u pranua”

Sipas prokurorisë trashëgimtarët e ish-pronarit Resul Piro kishin falsifikuar një vendim të Gjykatës së Sarandës me të cilin kishin arritur të bëheshi dhe pronarë të kërsaj sipërfaqeje toke.

Nga veprimet e deritanishme hetimore të Prokurorisë Vlorë, rezulton se:

Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Vlorë, ka vendosur në vitin 2007 të njohë si pronarë të kësaj sipërfaqe trashëgimtarët e ish-pronarit Resul Piro. Ky vendim është kundërshtuar në gjykatë nga ana e Zyrës së Hipotekës së Sarandës, e cila nuk ka pranuar të regjistrojë këtë pronë në emër të përfituesve sipas listës së AKKP-së, Vlorë. Por gjykata e Vlorës, në vitin 2008, ka urdhëruar Hipotekën e Sarandës të regjistrojë tokën kullotë në emër të trashëgimtarëve. Gjykata e Sarandës, në vitin 2008, është bazuar në vendimmarrjen e saj në një tjetër vendim të po kësaj gjykate, të vitit 1996, ku familjarët Piro ishin njohur si pronarë të asaj toke. Pasi e regjistruan tokën në Hipotekë, në vitin 2008, pronarët e rinj nisën të shisnin një pjesë të saj tek persona të tretë.

Në vitin 2015, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë kishte konstatuar parregullsi në dosjen e kthimit të kësaj pasurie dhe dorëzoi një kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës.

Nga veprimet hetimore të kryera, Prokuroria e Vlorës ka krijuar dyshime të arsyeshme se, për përfitimin e kësaj prone, janë përdorur dokumenta të fallsifikuara.

Në dosjen e aplikimit tek Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë, Prokuroria evidentoi se gjendej një vërtetim i Hipotekës së Sarandës së vitit 1995, jo origjinal (fotokopje e njehsuar me origjinalin), në bazë të të cilit vërtetohet fakti se kjo pronë figuron e regjistruar në emër të shtetasit Resul Piro.

Gjithashtu, në dosjen e aplikimit gjendet edhe një vendim i Gjykatës së Sarandës, të vitit 1996, në bazë të të cilit, njihej si pronar Resul Piro.

Por, nga hetimi i kryer nga Prokuroria e Vlorës rezulton se, të paktën vendimi i gjykatës, është tërësisht i fallsifikuar. Nga ana e Prokurorisë u kryer ekspertimi grafik mbi firmat e gjyqtarëve dhe sekretarëve që ishin shënuar si të pranishëm në seancën për njohjen e pronës familjarëve Piro.

Ekspertimi grafik u krye tek firmat e të të njëjtit gjyqtar dhe sekretarë në vendime të ndryshme të asaj kohe. Kjo, për faktin se dosja origjinale që pretendohej se ekzistonte në gjykatën e Sarandës, nuk u gjet. Në bazë të ekspertizës grafike, rezultoi se vendimi i gjykatës i vitit 1996 është tërësisht i fallsifikuar. Duke qenë se ky vendim gjykate ka shërbyer për veprimet e mëtejshme për njohjen, regjistrimin dhe tjetërsimin e pronës nga ana e familjarëve Piro, Prokuroria e Vlorës sekuestroi e të gjithë sipërfaqes së saj, e cila është rreth 500 hektarë.