Kishin humbur komunikimin me familjarët/ Gjenden të asfiksuar burrë e grua në Kavajë, çifti ka humbur jetën një ditë më parë në banesën e tyre (Emrat)

315
Sigal

Një burrë dhe grua kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga gazi ne Kavaje. Policia bën me dije se rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J,  pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem  dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Viktimat janë Mihal Jani, 60 vjeç dhe A. L 50 vjeç. Mësohet se ata nuk iu jane pergjigjur ne telefon të afermve dhe me pas eshte njoftuar policia dhe zjarrgfkset qe kane shkallmuar deren dhe i kane gjetur te pajete.

 

Kavajë/ Informacion paraprak

Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J,  pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem  dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.