Si është të jesh e dashura e një princi, sipas ish-it të princ Harry-it

251
Sigal

Si fillim nuk është fare, po fare siç e kemi parë në përrallat apo historitë e dashurisë, ku një vajzë e thjeshtë shndërrohet brenda natës në princeshë. Kush më mirë se ish-e dashura e princ Harry-it, Florence St George, mund të na tregojë si është të jesh e lidhur me dikë të familjes mbretërore.

Sipas saj, duhet të paguash më shumë “taksa” nga ç’mendojnë të gjithë. Dyshja ka qenë e lidhur në 2011 dhe pak kohë pas lidhjes, ajo ndjeu presionin e tmerrshëm të medias dhe interesin e tepërt nga publiku, gjëra që ndikuan në shëndetin e saj mendor.

“Kur ne nisëm të dilnim bashkë, privatësia ime u ndërpre dhe nisën hetimet. Nga një histori e re do të dilte në çdo gazetë, shokët e mi të shkollës pyeteshin rregullisht dhe kisha fotografë jashtë derës.”- shprehet ajo.

Sipas Florence, lajmet për lidhjen e tyre ishin konstante dhe mbushur me të pavërteta, prandaj ndarja nga Harry, s’ishte lajm i keq.

“Edhe pse në fillim isha shumë e trishtuar që u ndava, më vonë e ndjeva veten me fat që lidhja ishte jetëshkurtër.”

Kjo s’është hera e parë që St George ka folur hapur për ndikimin që raporti me Harry-n ka patur në jetën e saj.

“Gjithë ajo vëmendje më tmerroi, prandaj mora vendimin e shpejtë që kjo s’ishte gjëja më e mirë për mua.”

Pavarësisht shkëputjes, ish-i i princit thotë se që prej asaj kohe jeton, portalet i kanë lënë një lloj frikë dhe ankthi ndaj kamerave dhe fotove.