Si t’i bëni flokët t’ju duken më të gjatë

225
Sigal

Nëse përtoni të prisni deri sa flokët t’ju rriten, provoni njëherë këto truke për t’i bërë flokët të duken më të gjatë.

1. Truku i bishtalecit

Me siguri duhet ta keni provuar ndonjëherë trukun e bishtalecit. Nëse i ndani flokët në dy seksione dhe i kapni në dy bishtaleca të ndarë njëri poshtë tjetrit pamja që do të përfitoni ka për të qenë një bishtalec më i gjatë dhe më i dendur. Gjatë verës është super ide!

2. Flokët e drejtë

Nëse doni të keni flokë të gjatë mos u mundoni t’i bëni ato kaçurrelë. Flokët kaçurrelë kanë tendencën të duken më voluminozë po më të shkurtër.

3. Kujdesuni për prerjen

Një prerje në gjatësinë e shpatullave është pikërisht ajo që i bën flokët të duken të gjatë apo të shkurtër sipas rastit. Nëse i kaloni ato pas shpatullave njerëzit që do t’ju shohin nga përballë kanë për të menduar se pas kurrizit tuaj fshihen flokë shumë të gjatë.

4. Shmangni golfin

Bluzat me jakë golf gjithmonë e tregojnë qafën më të gjatë. Në këtë rast flokët do t’ju duken më të shkurtër. Përpiquni të zgjidhni bluza me jakë më të hapur për t’i bërë fokët tuaj të duken më të gjatë.