Flet ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu: Politika e prishi drejtësinë, kryeministri dhe ministrat s’preken

167
Sigal

Politika e prishi drejtësinë për interesat e saj, kryeministri dhe ministrat nuk preken, që abuzimet e tyre të mos dalin sheshit. Populli thotë se peshku qelbet nga koka. Korrupsioni si gangrenë e një vendi është në nivelet më të larta. Politika duhet të bëjë pakt për ndryshim pushteti jo shteti. Do të doja dhe unë të kisha 1 vilë, por nuk e shfrytëzova postin ndaj jetoj prej 51 vitesh në të njëjtën shtëpi. Sepse shokët e mi janë vrarë, jo për tu bërë ministra, u vranë për atdheun.

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu e drejton gishtin tek politika, kur bëhet fjalë për kapjen e drejtësisë. Sipas tij është pikërisht politika, e cila e ka prishur drejtësinë për interesat e veta, me qëllim që abuzimet të mos dalin sheshit. Në një intervistë për Euroneës, ish-kreu i shtetit shqiptar thotë se në burg çohen policë e mjekë, ndërsa zyrtarë të lartë, si kryeministri, ministrat apo deputetët nuk preken.

Ne i zgjedhin njerëzit nga ana profesionale, nga ana morale, por nuk mjafton. Duhet edhe kurajo, që u mungon. Sepse dalin politikanët dhe i intimidojnë. Korrupsioni është gangrena më e rrezikshme e një kombi e një shteti. Ne e kemi në nivelet më të larta. Nuk janë ulur ndonjëherë politikanët për të parë pse vidhet, pse abuzohet.

“Ne duhet të bëjmë një revolucion në drejtësi dhe ajo që u bë ishte revolucion. Politika e prishi drejtësinë, pse e prishi? Sepse i duhesh që abuzimet mos dalin sheshit. Çon në burg, policin, infermierin, mjekun një sekretar etj, por ministri, kryeministri, deputeti janë të paprekshëm. Kështu nuk bëhet. Populli thotë “peshku qelbet nga koka”. E pra duhet të pastrohet koka”, u shpreh Mosiu.

Ai tha ndër të tjera se politika është mision dhe ai që futet në politikë duhet t’i shërbejë vendit dhe jo të punojë për interesat e veta.

“Unë kam propozuar që politika duhet të bëjë një pakt. Të vendosë nivelin e ndryshimit. Ndryshimi i pushtetit nuk mund të jetë ndryshimi i shtetit. Politika është mision, nëse hyn duhet t’i shërbesh vendit. Është njësoj si ne që u futëm në luftë. Shokët e mi janë vrarë, por nuk u vranë për t’u bërë ministra, u vranë për atdheun. Duhet vërtetë që të kemi një idealizëm. Politikani duhet të jetë idealist, idealist ndaj vendit tënd. Korrupsioni është gangrena e një vendi. Ne e kemi në nivelet më të larta. Politikanët nuk janë ulur dhe të thonë pse vjedhin”, -tha Moisiu.Ju e dini që në atë shtëpi ku jam, kam 51 vjet. Pse nuk doja dhe unë të kisha një vilë? Sigurisht që doja. Nuk ka qorr që s’do sy. Por si do e bëja? Me rrugë të ligjshme s’bëhet. Edhe unë mund të shfrytëzoja postin, jo se sdi ta bëj. Por e thashë që vendosa interesat e vendit para.