“Koalicioni i madh Rama-Basha”/ Bushati: Bëjnë sikur grinden, që të shtyjnë sherrin në orën që do të flasë Berisha

252
Sigal

Në seancën plenare të ditës së sotme, po vijon një grindje mes opozitës dhe mazhorancës, pa asnjë kuptim, lidhur me aspekte proceduriale të parëndësishme. Seanca po vijon të shtyhet edhe pse ka filluar që në orën 16:00. Opozita refuzon të marrë fjalën, pa qenë Rama në Kuvend.

Analista Andi Bushati, thotë se ky është koalicioni i madh “Rama-Basha” bashkë me ndihmën e Yuri Kim, në mënyrë që sherret në Kuvend të shtyhen për në orën 18:00, kur Sali Berisha të nisë takimin me bazën e PD-së. Po kështu, edhe ambasadorja Kim, do të shfaqet në një intervistë për VOA në orën 18:00.

Çfarë është koalicioni i madh? Basha me Ramën bëjnë sikur grinden që ta lënë sherrin në parlament në kohën që Berisha do jetë në foltore. Rastësisht edhe Yuri Kim e ka planifikuar intervistën e saj kundër Saliut në të njëjtën orë“, shkruan Bushati.