Seanca e 3-të në Kuvend plot tensione/ PD kërkon me ngulm prezencën e kryeministrit! Alibeaj bllokon foltoren

151
Sigal

Seanca e tretë e kuvendit që po mbahet ditën e sotme ka nisur plot tensione. Arsyeja është kërkesa e opozitës që kryeministri Edi Rama të jetë prezent.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka pranuar që të flasë ditën e sotme duke kërkuar me ngulm që Rama të jetë prezent në seancë.

Sipas tij ai po thyen rregullat bashkë me kryetaren e Kuvendit.