Fleckentsein i kërkon PD: Mos bojkotoni, kthehuni në punë

501
Eurodeputeti Knut Fleckenstein i ka kërkuar sërish PD që të lërë bojkotin parlamentar dhe ti kthehet punës për të mos bllokuar procesin e vettingut.

Fleckenstein: Bojkoti i Kuvendit është për mednimin tonë jo mënyra e duhur sidomos përsa i përket atyre zgjedhesve që kanë votuar për deputetet. Prandaj i kërkoj kolegëve të mi në PD që të vazhdojnë të kërkojnë që ata mendojne se është e nevojshme, por të kthehen në punë. Mund tju siguroj se ky nuk është mendimi i Knut Fleckenstein, as i Hahn, Mogherinit apo Vlahutin por e të gjithëve ne dhe Eduard Kukan.

Reforma në drejtësi ka qenë një betjë e fortë, në mënyrë që për opozitën të siguronim ndarjen 50 me 50 në komisione dhe prandaj i them kolegëve të PD mos na jepni ndijesinë që e keni keqpërdorur këtë. Prandaj minimalja është të ktheheni në komisionet, mos ndaloni procesin e vettingut dhe reformën në drejtësi.

Shpresoj se do gjendet zgjidhja
Fleckenstein: Nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje është një situatë e vështirëm jo vetëm për vendin, por edhe për integrimin në BE. Unë shpresoj që do të gjendet zgjidhje në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhje.

Nuk kam marrë ndonjë garanci, por mendoj që opozita 4 muaj para zgjedhjeve duhet të ketë qartësi dhe e ashtuquajtura qeveri teknike nuk shoh si mund të ketë marrëveshje për këtë çështje javës që vjen.

Kur procesi i vettingut të vazhdojë do hapen negociatat
Fleckenstein: Në rast se nuk do të mblidhen kjo do të ndalojë për ca kohë, pra do të bëhet pushim sa i takon vettingut, por që varet dhe kur do të rifillojë, unë nuk mendoj se do të jetë fundi për gjithmonë. Ndoshta mund ta shihni që kur procesi të vazhdojë, atëherë do të mund të fillojnë negociatat. Kjo mund të jetë pas zgjedhjeve, mund të jetë pas disa javësh, muajsh apo vitesh. këtë e kanë në dorë politikanët shqiptarë. Unë nuk dua të ndërhyj për të thene nëse PD ka të drejtë apo jo për atë që po kërkojnë në protesta, por e vetmja gjë që kërkoj është: Gjeni një mundësi që mos ndalohet vettingu dhe reforma në drejtësi
Sigal