Përplasja e trumpist-nacionalistëve me liberal-soroistët

468
Sigal

Dr. Fiona Hill: Hebreje angleze, ish-drejtoreshë e Eurazisë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të USA.Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Aparati burokratik në Shtëpinë e Bardhë që asiston presidentin për të manaxhuar sigurinë e jashtme dhe të brendshme të USA (mbrojtja, diplomacia, inteligjenca, kundërinteligjenca).

Përplasja e trumpistëve me soroistët, që filloi në korridoret diplomatike të Ukrainës, tani po zhvillohet haptas në sallat e kongresit amerikan.

Kjo përplasje është kontinentale, në mos botërore; një skaj i saj po zhvillohet në Shqipëri, sadoqë Shqipëria nuk përbën lajm.

Si tipologji, soroistët shpesh janë hebrenj, intelektuale, gra të mëdha të pamartuara.  Trumpistët janë burra të bardhë, protestantë, me atitudë agresive prej presori fiskulture.  Soroistët paraqiten si më të sofistikuar, që operojnë nën rrogoz.  Trumpistët, me në krye vetë Trump, bëjnë gafa të rënda me pasoja politike dhe ligjore.

* * *

Dje Fiona Hill dha në kongres një dëshmi ndër më të mirat si performancë që kam dëgjuar: gjakftohtë, objektive, e patrembur, e mirëinformuar.

Fiona Hillin e kanë akuzuar në mediat e djathta për spiune.

Deputeti demokrat Krishnamoorthi e pyeti  nëse teoritë e konspiracionit për rolin e saj në skandalin e Ukrainës kanë një “nuancë antisemite”.

Fiona Hill tha se ashtu është, sidomos kur përfshihet George Soros, gogoli kryesor i teorive konspiracioniste të së djathtës ekstreme, të cilin e kanë akuzuar edhe si organizator të karvanit të emigrantëve që mësyjnë kufirin e USA dhe si sponsorizues të aktivistes adoleshentë të ambientit, Greta Thunberg.

Fiona Hill tha se antisoroizmi është versioni i ri i “Protokollit të Pleqve të Sionit”.