Fillon shembja e Teatrit Kombëtar, njerëzit largohen me forcë e dhunë

300
Sigal

Masakër te Teatri Kombëtar. Policia me dhunë ka hyrë në mjediset e Teatrit Kombëtar. Monika Kryemadhi është marrë nga policia dhe shoqëruar në komisariat. Më pas është lenë e lirë, ku me qindra e qindra forca policie kanë nxjerrë me dhunë artistët dhe qytetarët.

Edmond Budina thotë para njerëzve se na kanë masakruar me dhunë.

E gjithë zona është e rrethuar me polici. Tashmë ka filluar prishja e Godinës historike të Teatrit Kombëtar.

Mediat janë larguar me dhunë e nuk lejohen të afrohen. Avokatja Kalaj dhe regjizori Budina thane se ka patur njerëz Brenda kur ka filluar shembja e ky është krim shtetror.

Ky është veprim fashist dhe opozita nuk duhet më të flasë kunddër Edi Ramës, por të dale në sheshe, sa nuk është vonë.

Kjo që bëri pushteti i Edi Ramës në pikë të mëngjezit nuk është gjë tjetër vetëm vendosje e pushtetit të mafias, ndaj opozita duhet të ndezë revoltën ndaj bandave të krimit në pushtet. Këtë paralajmëruan Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.