Plagosje me armë zjarri në plazhin e Velipojës. 1 person është qëlluar me armë zjarri.
Mësohet se i plagosuri ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe është transportuar në spitalin e Shkodrës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e kësaj ngjarje në plazhin e Velipojës.