Një person hipën te Muzeu Kombëtar në Tiranë, kërcënon se do të hidhet

263
Sigal

Një person ka hipur tek skelat e Muzeut Kombëtar në qendër të Tiranës dhe kërcënon se do të hidhet nga lartësia nëse nuk i firmoset një kontratë pune. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po negocion me të.

Siç shihet nga pamjet qytetari është ngjitur në skela, që shërbejnë për rikonstruktimin e godinës së muzeut.

Policia bën me dije se kanë marrë njoftim rreth orës 09:30 se një qytetar, i identifikuar si A. J., kërcënon të hidhet nga lartësia. Në vendin e ngjarjes janë gjithashtu shërbimet e ambulancës dhe zjarrfikëses.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.

Gjithashtu në vendngjarja janë shërbimet e ambulancës dhe zjarrfikëses.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.