Ç’ po ndodh tek Teatri? INUV dhe OSHEE në gatishmëri, largohen sapo shohin kamerën e Syri TV

61
Kamera e SYRI TV pikas në zonën pranë Teatrit Kombëtar, më saktë pranë Sahatit të Tiranës makinën e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të kryeqytetit me 15 punonjës brenda, të cilët kanë braktisur mjetin sapo kanë parë praninë e medias.

Siç raporton gazetari Ermal Rizai, 15 punonjësit janë larguar sapo kanë konstatuar praninë e Syri TV duke shtuar edhe një herë dyshimet e artistëve se gjatë natës mund të ketë një ndërhyrje në godinë.

Gjithashtu, gazetari Rizai raportoi se në të njëjtin vend gjendet edhe makina të OSHEE.

Sipas artistëve, bazuar në informacione operative, gjatë natës mund të ketë një ndërhyrje për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Kujtojmë se, prej disa orësh, zona përreth Teatrit është blinduar me forca të shumta policie, të cilët kanë gjobitur dhe kanë shoqëruar në komisariate disa qytetarë.