Evdal Nuri: Varfëria dhe ankthet na shoqërojnë edhe në gjumë!

238
Sigal

– Ankthet, shoqërojnë jetën tonë! Ato janë të lidhura me hallet e shumta e përfshijnë gjithë jetën ekonomike, politike, shoqërore, familjare, shëndetësore, sociale. Janë aq të shumta, sa zëvëndësojnë njera-tjetrën e bëhen më të larmishme e me pasoja më të rënda. Jam në ankthe nga termeti më tregon një goxha intelektual me tituj shkencor. Bodrumi i pallatit është mbushur me ujë e themelet janë çarë, ankohemi, por s’na dëgjon askush! E kalova rëndë pandeminë. E kam pasoja në mushkëri tregon tjetri. Harxhova miljona lekë e akoma s’kam gjetur derman, duke e kaluar jetën me ankth! Gjatë këtij viti mbi 19 shpërthime kanë ndodhun në biznese, banesa apo makina. Kjo krijon ankthe tek ata, por dhe tek banorët! Në ndeshjen me Izraelin gjatë gjithë kohës jetova me ankth. Nga pandemija ankthet u rritën me 25%. Termeti, lufta, krimi, korrupsioni, çmimet, varfëria, aksidentet e pasojat e tyre i kemi jo vetëm në mendje, por dhe bashkëudhëtare çdo ditë duke u shoqëruar me ankthe, strese e depresione! Këtë ma përforcoi Q. Koçi, duke më bindur për ankthet në punë, familje e më gjërë. Jemi si popull që jetojmë në ankth! Kudo njërëzit kanë ankthe, por jo si tek ne!” Ju gjendeni në ankth të vazhdueshëm. Këtë e kuptoj që në pamje në mënyrën s’i flisni e trajtoni problemet. Ju kanë mbytur halle e korrupsioni, pasiguria e jetës. Edhe në Itali theksoi nipi ka korrupsion, por në nivelet e larta. Qytetarët e thjeshtë nuk e ndjejnë. Shërbimet janë të garantuara. Tek ju fillon nga roja e spitalit, mjeku, polici, dogana e deri në majë të pushtetit. Këtë s’jam në gjendje ta kuptoj! Këto dhe të tjerat krijonë probleme tek ju!”

1-Por, ç’është ankthi ? Ankthi është përgjigja natyrale e trupit ndaj stresit. Është një ndjenjë frike për atë që do të vijë. Është “ndryshku” i mendjes. Akthi është një përjetim i përditshëm, që prek çdo njeri për faktorë të ndryshëm dhe që dikë e godet më shumë e të tjerë më pak. Ata janë çfaqje që godasin humorin e mirë që kanë njërëzit. Fjala vjen, ke ankth kur ke provim, kur i shpreh dashurinë dikujt, kur pret përgjigjen e një analize! Disa kur udhëtojnë me avion, kur heqin dhëmballën e shumë e shumë raste të tjera. Kur kalojnë këto kalon dhe ankthi.

2-Faktorë që të çojnë në ankth.  Shumë çrregullime fizike dhe psikike ndikojnë të keni probleme me gjumin, ndërsa çrregullimet me ankthe janë disa prej tyre. Gjithçka që e mendoni, e bëni në mënyrë negative. Madje edhe kur jeni tepër të lodhur, nuk mund të flini. Nuk keni vullnet për jetën, bini në depresion, mbylleni në shtëpi e në kokën tuaj, nuk shihni dalje nga kjo situatë e krijuar. I refuzoni njerëzit që ju rrethojnë, nuk dilni me shokë, ndërsa as familjen nuk e lejoni t’ju ndihmojë. Vetmia mund të jetë një nga llojet më të përhapura të ankthit,  sidomos te femrat-, mund të shkaktojë një ndjesi të padëshirueshme. Ankthi është më i vogël te personat çift. Dëshirat e parealizuara të çojnë në ankth. Një dashuri e pafat, mos realizimi i dëshirës për një profesion, punë, shtëpi e tjerë. Arsye tjetër që i bënë njerëzit me ankth është dhe plakja. Një zakon i përhapur te shumë prej nesh, dëshira për të mbetur gjithnjë të rinj, është padyshim një ankth. Shpesh njerëzit kanë ndjenjën se janë duke vdekur, fobitë shfaqen si reagime frike intensive, që shpërthehen nga situata apo objekte të veçanta, si lartësitë, mjediset e mbyllura, avionët etj. Faktorë të tjerë që rrisin rrezikun për ankth. Gjenetika përbën 28% të rasteve me ankth. Aspekti social: Nëse njerëzit nuk ndihen rehat me njerëz të tjerë kjo mund të rritë edhe më shumë ankthin .Ankthi social shfaqet në formën e frikës nga një situatë e sikletshme e mundshme në shoqëri. Kjo traumë ripërjetohet herë pas here në formën e kujtimeve dhe ëndrrave të frikshme.

Aspekti psikologjik: Pamundësia për t’u përshtatur kushteve ku jeton apo të punës mund të rrisë ankthin. Abuzimi me substanca si alkooli, droga apo kafeina, të qetësojnë fillimisht, por më vonë përjeton ankth për t’i përdorur përsëri. Diagnostifikimi me ndonjë sëmundje, ose shqetësimi se mund të jetë sëmundje e keqe si kanceri apo problemet me depresion mund të rrisin rrezikun për ankth. 3-Simptomat e ankthit? Ankthi është shpesh një reagim i përgjithshëm emocional ndaj stresit. Ai përcaktohet si një frikë ndaj kërkesave që i bëhen një individi, kur ai s’di me saktësi ç’janë këto kërkesa. Shenjat apo simptomat ndryshojnë nga personi në person dhe varen nga niveli dhe çrregullimi i ankthit që kanë. Personat nën ankth vuajnë ndjenjën e mbytjes në fyt, lëmsh në stomak, mpirje të gjymtyrëve, mpirje në kokë, frikën nga vdekja, frika se po çmenden, nervozizëm, pagjumësi, dhimbje koke, dridhje, tension muskular e tjerë. Ata e kanë të vështirë të përqendrohen, mund të jenë të irrituar apo nervozë, mendojnë më të keqen, shohin shenja rreziku, bëjnë lidhje të gabuara të gjërave, ekzagjerojnë pasojat e një fakti, si dhe japin përfundime pa prova. Ka raste kur nuk dalin pa shoqërinë duke u mbyllur në vetë-vete. Personi në gjendje ankthi mendon, se dikush e ndjek vazhdimisht. Shpesh ka një frikë të tepruar e të paarsyeshme ndaj një ngacmimi të jashtëm. S’ka aspak vendosmëri për të kryer një punë apo për të kapërcyer një vështirësi. Jeton me ndenjën se diçka e tmerrshme do t’i ndodhë. Kohëzgjatja varion disa minuta ose orë, duke u përsëritur disa herë në ditë apo javë e ndofta muaj. Tipike ankthet janë tek të rinjtë, sidomos tek femrat. Ankthet shoqërohen me një ndjenjë të theksuar frike, që krijojnë shqetësime në jetën e përditshme. Frika nga ndonjë sëmundje disa i bën qesharak, duke larë duart ose fytyrën sa herë kur takojnë njerëz. Si rezultat, ata që vuajnë nga çrregullimet e ankthit shpesh kanë kaq frikë se mos i keqkuptojnë, sa përpiqen ta fshehin problemin. Kjo mund të sjellë ndjenja faji që e keqësojnë gjendjen e tyre emocionale. Prandaj, është jashtë mase e rëndësishme që familja dhe miqtë t’i mbështetin. Kjo varet dhe nga natyra e njeriut dalë nga kodi gjenetik. E theksojë këtë se ka dhe njerëz që s’e çajnë kokën fare për asnjë nga këto që thamë. 4- Çfarë ndërlikimesh sjell? Ankthi i pakontrolluar mund të shpërthejë apo përkeqësojë sëmundjet shkaktare apo sëmundjet bashkëshoqëruese. Ankthi i pamjekuar mund të precipitojë në çrregullime të humorit dhe probleme të të menduarit, çka e bën individin të kufizohet nga një sërë aktivitetesh, prish cilësinë e jetës deri në izolim social. Festat e zbukurime në raste festa, ndikojnë pozitivisht në ankthet, këto janë forma, ankthi e zhduket duke eliminuar shkaku, që e ka krijuar! Njërëzit me karakter të fortë e të suksesshëm kanë përgjegjësi socile për të ndikuar në qetësinë shpirtërore të njerëzve me ankth. Vetëm nëpërmjet bujarisë dhe eksperiencës tyre, ata mund të ndikojnë në shoqëri për një jetë pa ankthe. Këto ishin disa karakteristika të ankthit që në shoqërinë tonë janë prezente në të gjitha moshat e në të dy sekset.