Dyshohet se goditi me sende të forta bashkëfshatarin, arrestohet ish-drejtori i OSHEE

320
Sigal

Policia ka arrestuar ish-drejtorin e OSHEE në Mirditë, Altin Nikolli.

Ai dyshohet se është përfshirë në një konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirdite.

Ndaj Nikollit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Lezhës, për veprën penale “plagosje e rende me dashje”.

Nikolli dyshohet se ka goditur me sende te forta bashkëfshatarin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë.

Pas hetimeve të autoriteteve policore, ka rezultuar se ai është autori i plagosjes, ndaj është lëshuar dhe urdhër ndalimi ndaj tij.