U kapën 45.5 kg kokainë në kontejnerat me mish pule, kush janë dy të arrestuarit?

122
Sigal

Identifikohen dy të arrestuarit për kokainë e kapur mbrëmjen e kaluar në Portin e Durrësit.

Në pranga ka rënë administratori i kompanisë, që dyshohet se porositi mishin e pulës nga Brazili, brenda të cilit u gjet 45.5 kg kokainë, shtetasi kosovar, Arben Ferizi.

Gjithashtu, është arrestuar nga policia edhe agjenti doganor në Portin e Durrësit, i kontraktuar nga kompania, shtetasi Egert Vargu.

Kokaina ishte e ndarë në 40 pako dhe e mbështjellë me figura të filmit të animuar “Goku”.