Është mëkat dhe fyerje të njehsosh “Rilindasit” e sotëm me Socialistët

202
Sigal

Intervist me Agustin Markun, ish-deputet i PS-së/ Socialistët tradicional me rilindasit e sotëm janë si dita me natën. Rilindja në vitin 2013, erdhi me platformë se do tu sekuetsronte pasuritë oligarkëve, por ajo i majmi më shumë, duke varfëruar njerzit e thjesht që e sollën në pushtet. Nuk ka tragjedi për një popull që u godit nga tërmeti, pandemia dhe përmbytjet, kur shikon qeveritarët që shpërdorojnë miliona në darka “sheikësh” në Dubai

Agostin Marku, ish- deputet i PS-së

 Personalisht nuk kam vënë re ndonjë investim strategjik të qeverisë së ‘rilindjes’ në këto afro tetë vite në sektorin e bujqësisë në rajonin e Lezhës, e sidomos për masat parandaluese për përmbytjet

 Është mëkat dhe fyerje të njehsosh ‘rilindasit’ e sotëm me socialistët

Gazeta Telegraf

 Lezha, sa herë bie shi, përmbytet. Agostin Marku, ish- deputet i PS-së në intervistën për gazetën “Telegraf”, pohon se në 8 vite qeverisjeje, ‘Rilindja’ nuk ka investuar asgjë për bujqësinë, e sidomos për parandalimin e përmbytjeve, ndëkohë, që sot Shqipëria është më larg Europës, sesa në 1992. Në antitezë me këtë realitet të hidhur, zoti Marku, thotë se fondet e taksapaguesve shqiptarë shpenzohen nga ministrat ‘rilindas’ në darkat e Dubait. Zoti Marku, ish- deputet socialist, thotë se është mëkat dhe fyerje të krahasosh ‘rilindasit’ e sotëm me socialistët, prandaj, socialistët e ndershëm, idealistët, progresistët, nuk do t’i japin më votat ‘Rilindjes’ në 25 prill në zgjedhjet parlamentare.

Nuk ka më tragjedi për një popull që vuan pasojat e tërmetit, pandeminë dhe tani edhe përmbytjet e të shohë gjoja qeveritarët e tij duke lundruar e shpërdoruar fondet nëpër darka në Dubai

 -Zoti Marku, pse Lezha përmbytet çdo herë që bie shi?

– Fatkeqësitë nuk pyesin se kur vijnë. E keqja në ketë Shqipërinë tonë të pas ’90, është se politika po luan me fatkeqësitë që ndodhin si në raste zjarri, tërmeti, pandemie apo përmbytje, etj. Ju pyesni pse Lezha përmbytet çdo herë që bie shi? Është e qartë dhe e kuptueshme kur qeveritë apo aktualisht qeveria, nuk ka strategji si të përballojë fatkeqësinë. Edhe ato pak investime që mund të bëhen, janë krejt në mënyrë spontane dhe vetëm për propagandën e radhës. Për rrjedhojë, fonde të konsumuara dhe të shkuara dëm pa asnjë efektivitet, si rezultat i mungesës së planeve strategjike për këtë qëllim.

A merren masat parandaluese nga pushteti qendror dhe vendor?

– Kjo është e keqja, sepse nuk merren masa parandaluese, madje nënvleftësim për situata të tilla, duke menduar se kaloi radha dhe nuk ndodhin të tjera raste. Sikur çdo vit në këto 30 vite të demokracisë të kishim menduar sadopak për masat parandaluese, do të kishim arritur që përmbytjet nuk do të kishin shkaktuar dëmet që i shohim dhe i përjetojmë, sa herë bie shi. Të gjitha mundësitë kanë qenë dhe janë që jo vetëm të parandalohen përmbytjet, por edhe të konsilidohet sistemi i kullimit në Veriun e Shqipërisë, e sidomos për rajonin e Lezhës, por duhet përgjegjshmëri dhe vlerësim në kohë dhe vazhdimisht, e jo vetëm kur ndodh përmbytja, apo me fushata. Është shumë e rëndësishme, që jo vetëm qeverisja qendrore, por edhe ajo vendore ta vlerësojë në mënyrë më serioze ketë dhe si ndër objektivat më kryesorë, sepse përmbytjet që po ndodhin jo vetëm kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në investimet e fermerëve, por ndikojnë jashtëzakonisht shumë në tregun e shitjes së produkteve bujqësorë dhe blegtoralë, si në rritjen e çmimeve ndaj konsumatorit, uljes së cilësisë së produkteve bujqësorë dhe blegtoralë. Fatkeqësisht këto përmbytje po ndikojnë ndjeshëm në uljen e fondit të tokës bujqësore dhe rritjen e asaj jo productive, që është me pasoja të konsiderueshme për ekonominë e çdo fermeri, por dhe të ekonomisë se vendit. Nisur nga ky fakt, pushteti vendor duhet me patjetër që të akomulojë fonde për këtë qëllim, duke kryer investime strategjike në drejtim të rritjes së kapaciteve të kanaleve kulluese, si ato të dyta dhe të treta, ashtu dhe për krijimin e kushteve të konsolidimit të këtij rrjeti me të gjitha parametrat bashkëkohorë dhe në të gjithë teritorin. Nëqoftëse pushteti vendor do të bëjë të mundur adresimin e fondeve në këtë drejtim, do të ngjallte një interes të jashtëzakonshëm edhe për fermerët, duke gjallëruar sektorin bujqësoro-blegtoral, por dhe ndikuar ndjeshëm në funksionim normal për rritjen e efektivitetit të sektorit të tatimeve e taksave të njësisë vendorë e për rrjedhojë, duke berë të mundur fonde të konsiderueshme në drejtim të ketij sektori shumë të rëndësishëm.

A ka investuar qeveria për bujqësinë në Qarkun e Lezhës?

Para se gjithash më duhet të them dhe konstatoj me keqardhje se nuk ka transparencë mbi investimet. Po të nisemi nga propaganda e qeverisë duhet të themi, po. Vetë fakti së me pak reshje shiu ndodhin përmbytje të përmasave të tilla, më e pakta që mund të themi, është se nuk ka investime në këtë drejtim. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, sepse nqs, ecim me propagandën e qeverisë atëherë me të drejtë lind pyetja: Nga shkuan këto fonde, kur kemi përmbytje të tilla të kësaj natyre. Ku është efektiviteti i përdorimit të këtyrë fondeve, që qeveria paska akorduar për këtë qëllim. Sikur të kishim një strategji rajonale, pse jo dhe kombëtare në drejtim të masave që duhet të merren për zgjidhjen e problemit të përmbytjeve, atëherë gjithçka mund të shikohet më me objektivitet, do të kishim mundësinë edhe të krahasimit nga viti në vit se sa ndikon investimi për këtë qëllim, dukë bërë të mundur eleminimin e problemit për një përiudhë relativisht më të shkurtër. Kështu se si investohet apo thuhet së është investuar pa parë rezultat, s’po bëhet asgjë tjetër, veçse propagandë dhe shpërdorim fondesh të taksapaguesve. Personalisht nuk kam vënë re ndonjë investim strategjik të qeverisë se ‘rilindjes’ në këto afro tetë vite në sektorin e bujqësisë në rajonin e Lezhës, e sidomos për masat parandaluese për përmbytjet.

Zoti Marku, çfarë shije la darka e ministrave të ‘Rilindjes’ në Dubai tek vetë socialistët, ndërkohë që mijëra shqiptarë përmbyteshin dhe shteti u mungonte t’i ndihmonte?

Kjo çështja e darkës së ministrave të ‘rilindjes’ në Dubai është për të qeshur dhe për të qarë. Për të qeshur, sepse na jep atë shijen se si kanë arritur në atë gradë, sa që edhe vetë shyqyr Zotit e kuptojnë se janë në fundin e tyrë. Për të qarë, sepse tregon nivelin e ulët të ndërgjegjes së qeverisjes së këtij populli të shumë vuajtur nga abuzimet e të mandatuarëve të tij për të qeverisur. Nuk ka më tragjedi për një popull që vuan pasojat e tërmetit, pandeminë dhe tani edhe përmbytjet e të shohë gjoja qeveritarët e tij duke lundruar e shpërdoruar fondet, që në fakt as ato të cilët i kanë bërë këto veprime s’e besoj se i kanë ëndërruar ndonjëherë këto pasuri marramendëse.

Një investigim i bërë ditët e fundit dëshmoi se 18 ministra të ‘Rilindjes’ kanë shtuar pasurinë familjare në vitin e fundit, sa nuk e justifikojnë dot me pagat, ndërkohë, që shqiptarët varfërohen më shumë, shpërngulen masivisht nga Shqipëria. Çfarë dëshmon ky kontrast?

– Në një qeverisje të papërgjegjshme, ku një ministër apo pushtetar pasurohet në këto përmasa tregon se ka humbur arsyeja se pse ndodhesh në qeverisje dhe kur humb arsyeja, atëherë humb edhe shpirti dhe gjykimi për të qenë i drejtë dhe i përgjegjshëm për të shërbyer. Në këto kushte bëhesh shumë i rrezikshem për shoqërinë dhe duhet një ndërgjegjësim i masës për të dhënë goditjen e merituar për të kaluar në pozicionin inferior për aq sa është e mundur për të reflektuar. Besoj se kjo do të ndodhë pasi ky popull e ka krijuar sa do pak përvojën demokratike në këto vite të pluralizmit, duke bërë të mundur reflektimin me gjithse pak të vonouar në kohë, por prap duhet të themi me mirë vonë se kurrë.

Të krahasosh apo të njehësosh socialistet me ‘rilandasit’ e sotëm është fyerje dhe mëkat. Socialistët me ‘rilindasit’ janë si nata me ditën. Nuk mund të ndodh që në pushtet të jenë socialistet dhe të kete papërgjgjeshmeri në qeverisje

Cilin premtim realizoi ‘Rilindja’ në 8 vitet e qeverisjes, në Qarkun e Lezhës?

Për ‘rilindjen’ nuk di të them se realizoi ndonjë premtim për këto 8 vite. Tashmë këtë e di gjithë secili që nga pensionisti e deri fëmija, që vuan koston e shtrenjtë të rritjes. Ne sot mund të numërojmë për ‘rilindjen’ ato nga të cilat që në fakt na kanë futur në një krizë të gjithanshme si: Rritja e çmimit të energjisë elektrike; Rritjen e çmimit të naftës; Rritjen e tatim fitimit; Rritjen e tatimit mbi qeranë; Rritjen e tatimit në burim; Rritjen e tatimit mbi pagën; Zero investitorëve strategjikë; Rritjen e borxhit publik; Kthimin e vendit në vendin e parë në botë për prodhimin e hashashit; Koncesionet e paligjshme; Inceneratorët; Shëndetësia më e shtrenjtë; Rritjen më të ulët të pensioneve dhe të pagave në 8 vjet; Vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë; Vendi me numrin më të lartë të azil kërkuesve; Vendi me nivelin më të lartë të krimit në familje dhe dhunës ndaj grave. Që të gjitha këto na çuan në largimin e 500.000 shqiptarëve; Rënien e popullsisë; Rënien e forcës punëtore. Sot pas 8 viteve në pushtet të ‘rilindjes’ jemi më larg Europës edhe se në vitin 1992.

Sot pas 8 viteve në pushtet të rilindjes, jemi më larg Europës, edhe se në vitin 1992

A mendoni se socialistët e mbështetin akoma ‘Rilindjen’?

Të krahasosh apo të njehësosh socialistët me ‘rilandasit’ e sotëm, është fyerje dhe mëkat. Socialistët me ‘rilindasit’ janë si nata me ditën. Nuk mund të ndodhë që në pushtet të jenë socialistët dhe të ketë papërgjegjshmëri në qeversije. Nuk mund të ndodhë që në pushtet të jenë socialistët dhe pasiguria të jetë në shkallën më të lartë që kemi parë ndonjëherë. Këto janë karakteristika të një qeverisje anarshiste dhe socialistët nuk kanë dëshiruar nuk dëshirojnë dhe nuk mund të pranojnë kurrë një qeverisje në anarshi, ndaj kursesi nuk mund të njehësohen dhe as të mbështesin filozofinë e kësaj qeverisje të mishëruar në formën më të keqe të mundshme nga ‘rilindasit’. ‘Rilindja’, në vitin 2013, erdhi me platformë se do t’ua merrte pasuritë e vjedhura të pasurve dhe do t’ua jepte të varfërve. Çfarë rezultoi? Sulmoi të varfërit dhe të vetët. Sulmoi ata që e sollën në pushtet. Unë nuk mund ta besoj kurrë që socialistët e ndershëm, idalistët dhe progresistët jo vetëm që të vazhdojnë të mbështesin ‘Rilindasit’, por do t’i japin leksionin e duhur për kostot që i kanë dhënë gjatë këtyre dy mandateteve të Majtës progresiste në Shqipëri.

-Faleminderit!