Suksesi i radhës! Tayna konfirmon duetin me artistin me famë botërore

63
Sigal

Prej kohësh, Tayna ka paralajmëruar disa bashkëpunime me artistë të huaj por që për shkak të pandemisë ishin shtyrë për një moment të dytë.

Tashmë pritjes i ka ardhur fundi, dhe një nga bashkëpunimet është gati. Lajmin e ka bërë me dije vetë Tayna përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një duet me L’Algérino.

“Më shpejt se sa mendoni”, ka shkruar Tayna krahas fotos në të cilën shfaqet me artistin me origjinë nga Algjeria që jeton dhe vepron në Francë.

Kujtojmë që Tayna ka firmosur një kontratë me shtëpinë diskografike Sony Music që i hap rrugë drejt suksesit ndërkombëtar.