“Tirana vuan nga trafiku i tmerrshëm”, Kryemadhi: Janë dhjetëfishuar taksat ndaj bizneseve

199
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, kanë vizituar njësinë numër 5 në Tiranë.

Kryemadhi tha se Tirana vuan nga trafiku i tmerrshëm, kurse shtoi se për bizneset janë dhjetëfishuar taksat. Ajo shtoi se duke votuar më 25 prill, duhet të sjellim ndryshimin e shumëpritur.

Petrit Vasili: Tirana është kthyer në kurth të vërtetë. Nuk ka hapësira. Në Tiranë nuk ke ku ecën. Tirana dikur ka qenë qytet miqësor. Duhet të ndryshojmë realitetin, me votë.

Kemi në pushtet të babëzitur, që hanë Tiranën dhe Shqipërinë. Me votë, të ndryshojmë qytetin tonë. Trafiku në kryeqytet është i tmerrshëm.

Monika Kryemadhi: Nga Shkodra në Kamzë kam ecur për 45 minuta, kurse nga Kamza te Fresku kam ecur për dy orë e gjysmë.

Në Tiranë ka trafik të tmerrshëm. Nuk ka as punë. Taksat janë dhjetëfishuar për bizneset. Duke votuar më 25 prill, të sjellim ndryshimin e shumëpritur.